E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane vijon asfaltimi i rruges se Kavajes

Kreu i bashkisë së Tiranës e ka nisur këtë vit duke inspektuar punimet në rrugën e Kavajës, ku sipas projektit do të riasfaltohet dhe sistemohet e gjithë rruga, nga qendra deri tek 21 Dhjetori.

Rama premtoi se kjo rrugë, e cila do të përfundojë brenda pak ditësh, do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin në kryeqytet.

“Brenda shumë pak ditësh, kjo rrugë kryesore e kryeqytetit do të rishtrohet tërësisht, duke u vënë në dispozicion të mjeteve, e rindërtuar dhe njëkohësisht duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin. Por ndërkohë, duke i falenderuar përsëri qytetarët për durimin e këtyre pak ditëve, është fare e qartë që me një menaxhim më të mirë të trafikut dhe me një vetëdije më të lartë qytetare në drejtimin e mjeteve, qarkullimi në këtë qytet nuk ka pse të jetë problem”, deklaroi Rama.

Rama tha se trafiku në Tiranë do të lehtësohet nëse policia por dhe vetë shoferët e automjeteve zbatojnë të gjitha rregullat.

“Megjithëse sot është i zënë njëri aks dhe punon vetëm aksi tjetër, praktikisht qarkullimi është krejt i lirshëm, gjë që tregon qartë se problemi ynë kryesor me qarkullimin është në radhë të parë një problem menaxhimi dhe vetëdijeje. Menaxhimi nga ana e strukturave shtetërore të Policisë të Shtetit dhe vetëdija nga ana e qytetarëve, të cilët duhet ta përdorin makinën si qytetarë europianë, në mënyrën se si shpesh herë e përdorin”, u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›