E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet demtohet laguna e Vilunit

Në fshatin Rrjoll, në lagunën e Vilunit, lokale e biznese të ndryshme kanë përfunduar të spostuara e zhytura në ujë, ndërsa ura e sapondërtuar është shembur.

Fshati është izoluar nga ujërat dhe komunikimi realizohet vetëm me varka. Kryetari i komunës së Velipojës, Nikollë Marku thote se është bërë e mundur rikthimi energjisë dhe vendosja e varkave në shërbim të banorëve.

“Më problematike janë ura e Rrjollit, që sapo u ndërtua. Shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet prishën urën dhe ndërprenë energjinë elektrike”, deklaron ai.

Pjesa më e madhe e prurjeve të lumit Drin dhe Buna që përmbytën Nënshkodrën janë shkarkuar në lagunën e Vilunit, që derdhet në det.

Madje, nga prurjet e mëdha grykderdhja e lagunës është zgjeruar dhjetra herë duke prishur edhe rregjimin e ndikimit të baticave dhe zbaticave.

Banorët që lëvizin me varka thonë se kjo është e rrezikshme për shkak te erërave dhe dallgëve, por edhe temperaturave të ulta.

“Me pjesën tjetër komunikimin e kryejmë përmes ushtrisë, që ka vënë në dispozicion varkat. Në një farë mënyre, ajo kryen funksionin në raste sëmundjesh”, shprehet Sandër Viluni, banor i Rrjollit.

Përmbytja e fundit e kthehu Velipojën në një ishull, ndërsa tani këtë fat e ka ky fshat bregdetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›