E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Kompesim tokës së prekur nga investimet në kohën Ramës

bashaTiranë- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka inaguruar sot nisjen e punimeve për sistemimin e lumit të Lanës dhe ndërtimin e rrugëve paralaele të saj. Duke folur para gazetarëve ai u shpreh se do të bëhet kompesimi i çdo pjese toke që është prekur nga investimet, edhe kur bashkia drejtohej nga Edi Rama.

Këtu ku ndodhemi, para pak vitesh u shembën disa banesa me leje, në truallin e tyre dhe sot e kësaj dite, banorëve të cilëve iu shembën këto banesa nga Bashkia e Tiranës, nga ish-kryetari, akoma nuk u është dhënë asnjë zgjidhje. Ky ka qenë qëndrimi, në raport me pronarët e ligjshëm dhe të legalizuar dhe ky ka qenë qëndrimi edhe me ata që ishin në proces legalizimi. Jam sot për ti garantuar ata pronarë që ishin viktima dhe jo përfitues të investimit, por po kështu për të garantuar të gjithë pronarët që preken nga investimi i mëtejshëm, se Bashkia e Tiranës në këtë drejtim të ri do ti shpërblejë ata për çdo centimetër katror dhe nuk do ti lërë të humbasin asnjë vlerë të krijuar në këto vite, nëpërmjet investimit të tyre. I kam pritur në zyrën time, i kam garantuar personalisht dhe sot dua ti garantoj këtu faqe gjithë komunitetit, se ata si gjithë komuniteti do të jenë përfitues të këtij investimi,- tha Basha.

Sa i përket fillimit të punimeve ai u shpreh se ky ivestim është i rëndësishëm sepse sipas tij merr fund kalvari i jashtëzakonshëm i banorëve përreth pjesës së pasistemuar të Lanës dhe vlera infrastrukturore e këtij investimi do të mundësojë çlirimin e mëtejshëm të trafikut në qytet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›