E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH-i kërkon rritjen e çmimit të energjisë

 KESH kërkon rritjen e çmimi të energjisë elektrike. Rritja e çmimit është kërkuar nga përfaqësues të KESH-it në një seancë dëgjimore të organizuar nga Enti Rregullator i Energjisë me grupet e interesit.

Sipas KESH-it, situata energjetike në vend është problematike për shkak të rënies së nivelit të ujit në hidrocentralin më të madh të vendit, atë të Fierzës. Aktualisht niveli i ujit në Fierzë qëndron në 259.5 metër, shumë më e ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, çka ka bërë që KESH-i ti drejtohet vendeve fqinje për import.

Sipas përfaqësuesve të KESH-it, rritja e çmimit do të sillte përmirësim të financave, çka do të lehtësonte furnizimin me energji elektrike.

Një ditë më parë, drejtori i KESH-it, Engjëll Zeqo u shpreh se vendi ka energji të siguruar vetëm për muajin dhjetor, në kushtet kur mungesa e reshjeve ka prekur gjithë rajonin.

Ndërkohë, rritja e çmimit u propozua edhe për ujin 4 ditë më parë. Ujësjellësi propozoi një rritje me 2/3 të çmimit të ujit, me argumentimin e investimeve në rrjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›