Rinas, pranga një 33-vjeçari somalez
Policia e kryeqytetit ka arrestuar në Rinas një 33-vjeçar nga Somalia për dhënie ndihme në kalimin e paligjshëm të kufirit.
Foowsi Sheq Axmed, i pajisur me pasaportë suedeze, ishte nisur drejt Italisë së bashku me motrat e tij, Aisha Cali, 22 vjeç dhe Naima Farax, 24 vjeç, të cilat udhëtonin me dokumente false të blera në Greqi. 33-vjeçari kishte leje qëndrimi të rregullt suedeze dhe destinacioni final i tij së bashku me të morat ishte Suedia.
33-vjeçari somalez është shoqëruar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, ndërsa dy motrat e tij janë dorëzuar për tu riatdhesuar.