E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KESH këshillon qytetarët se si të kursejnë energjinë elektrike: Fikni 2 llamba për 4 orë çdo ditë

Kursimi i energjisë elektrike vijon të jetë në qendër të këshillave që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, po u jep kohët e fundit qytetarëve. Nëpërmjet një postimi në FB, KESH këshillon qytetarët që të tregohen të kujdesshëm, si dhe të kursejnë energjinë elektrike.

“Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 kwh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj.”,- thuhet në postimin e KESH.

“Sa herë që kursen energji, ti ke kursyer para! Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 kwh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj. Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 MWh dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet.“,- informon KESH. /rtsh.al/

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›