E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH permbyt perseri fshatin qe nuk thahet prej nje viti

Oboti 5 Asnje mase serioze nuk u mor pas 4 permbytjeve te para

Permbytet per te pesten here brenda vitit Nenshkodra. Shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut te Dejes me nje intensitet rreth 900 metrash kub uje ne sekonde dhe prurjet e lumit Kir dhe Buna kane shkaktuar serish permbytje masive ne fshatin Obot qe ndodhet buze lumit Buna. Ky lume ka dale nga shtrati i tij dhe ka permbytur qindra hektare toke dhe dhjetera shtepi. Oboti tashme eshte kthyer ne simbolin e permbytjeve te Nenshkodres.

Permbytja e peste e Obotit

I gjithe fshati eshte i rrethuar nga uji nderkohe qe brenda zonave te banuara ai ka arritur mbi nje meter. Rruga nacionale eshte bere e pakalueshme dhe e vetmja menyre e banoreve te zones per tu lidhur me pjesen tjeter te vendit jane varkat. Permbytja e dites se djeshme ka mbuluar me uje qindra hektare toka dhe dhjetera banesa. E vetmja gje qe te ben te mendosh se kjo zone eshte e banuar jane catite e shtepive qe duken nga larg te rrethuara nga uji. Nga banoret e fshatit Obot vijne raportime qe kane te bejne me nje situate teper te veshtire qe po kalojne pa asnje lloj ndihme. Nje nga banoret e zones Lush Marku tha per Shqip se permbytja e peste eshte me te njejtat permasa si ajo e fillimit te ketij viti por askush nuk po kujdeset per banoret. Kemi nje permbytje teper te madhe te ngjashme me ate te muajit janar dhe askush nuk kujtohet per banoret e zones. As nuk na kane lajmeruar se do kete permbytje dhe as nuk e shohim prezencen e shtetit ne fshat. Uji ka filluar te futet neper shtepi dhe ka arritur mbi nje meter jemi teresisht te izoluar. Duhet te veprohet sa me shpejt per te gjetur nje zgjidhje pasi keshtu nuk jetohet me. Jemi ne meshire te fatit kemi mbetur me sy nga uji kemi frike te fleme ne shtepite tona pasi situata sa vjen e behet me e rende. Ndonese kemi te bejme me nje permbytje masive e ngjashme me ate te fillimvitit ne muajin janar banoret e zones nuk jane lajmeruar per rrezikun e permbytjes per me teper qe nuk shihen ne terren strukturat e specializuara te operacioneve te shpetimit. E vetmja menyre komunikimi dhe lidhjeje me pjesen tjeter te vendit kane ngelur serish varkat e lundrimit nderkohe qe fshati Obot eshte permbytur qe ne oret e para te se martes zona te tjera te Nenshkodres rrezikojne nga casti ne cast te preken nga permbytja. Tashme ne gjithe Qarkun e Shkodres si ne zonen e Nenshkodres ashtu dhe ne ate te Mbishkodres eshte rikthyer frika e nje permbytjeje masive nga prurjet e perrenjve dhe nga shkarkimet qe mund te behen prej portave te hidrocentraleve te ngritur mbi kaskaden e lumit Drin.

Edhe Myzeqeja nen uje

Situate permbytjesh edhe ne Myzeqe. Me shume se 200 shtepi dhe objekte te tjera jane permbytur nga uji mbremjen e se henes ne rrethin e Lushnjes. Fshatrat Mertishte Babunje Gradishte Gurres Rremas Fierseman jane zonat me te goditura nga permbytja e banesave. E permbytur rezulton edhe lagjja Karbunare e qytetit te Lushnjes. Ujerat e perroit kane vershuar ne dhjetera banesa dhe njesi tregtimi. Shirat e rrembyeshem kane nxjerre jashte funksionit sistemin e kanalizimeve te fshatrave cka ka bere qe uji te vershoje ne banesa. Nderkaq dhjetera bageti jane mbytur nga uji. Banoret kane kerkuar nderhyrjen e autoriteteve vendore. Sakaq batica e detit ka shkaktuar carjen e brezit te reres cka ka shkaktuar permbytje ne Karavasta dhe Rremas. Kryetari i komunes Agim Rredhi ka deklaruar se po mendohet edhe evakuimi i zones. Bordi i kullimit eshte shkaktari i kesaj situate te krijuar ne Lushnje nderkohe qe njesite e qeverisjes vendore te prekura nga situata e rende justifikohen se nuk kane pasur fonde per investime. E njejta situate paraqitet dhe ne rrethin e Fierit. Rreth 150 banesa dhe lokale ne Komunen Qender te Rrethit te Fierit jane permbytur ndersa jane demtuar rreth 250 hektare toke bujqesore. Banoret ankohen se permbytjet po shkaktohen nga mospastrimi i kanalit kryesor qe pershkon rrugen Fier-Seman si dhe nga punimet e firmes ndertuese te rruges qe sipas tyre nuk ka bere ndertimin e sistemit te kanaleve.

Ardi Hoti
Matilda Troka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›