E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takime me ambasadore te BE-se per zgjidhjen e krizes

Konsultimet Opozita ka shtyre nisjen e protestave deri ne mbylljen e negociatave qe po vijojne

Oferta e re e Partise Socialiste lidhur me hetimin e 28 qershorit 2009 duket se eshte integruar si pjese e axhendes se komunikimit te partnereve nderkombetare me qeverine e Sali Berishes. E vendosur ne tryeze vetem pak kohe me pare drafti i ri i opozites ka dhene fryte te reja ne pikepamje te pozites negociuese per sa kohe qe ajo po artikulohet prej shumekujt si nje zgjidhje ideale e krizes. Keshtu burime prane qeverise shqiptare bejne te njohur se dje nje seri ambasadoresh te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane kane zhvilluar takime koke me koke me Kryeministrin Sali Berisha te cilit i kane kerkuar qe te pranoje oferten e opozites. Edhe pse nuk behet e ditur permbajtja e takimeve fakt mbetet se angazhimi i partnereve nderkombetare dhe kancelarive europiane po perqendrojne presionin te personi i Sali Berishes qe mban aktualisht te pakten pergjegjesine per nje pergjigje ndaj levizjes me te fundit te kundershtarit te tij Edi Rama. Nuk eshte e rastit qe ky i fundit sapo ka bere publike propozimin e ri ka nenvizuar se ai vjen ne perputhje te plote me Rezoluten e fundit per Shqiperine nga ana e Parlamentit Europian. Ne kete kuader presioni prane qeverise shqiptare eshte thjesht nje pjese e politikes se ndjekur per te shmangur nje qendrim te prere i cili do te vendoste komunitetin nderkombetar te rreshtuar ne linjat e brendshme te politikes shqiptare dhe jo mbi palet. Per me shume qe sikurse eshte bere e njohur tashme statusi i ri i Shqiperise si nje vend me afer Bashkimit Europian e ben politikisht te patakt imponimin e huaj. Megjithate nisur nga pervoja e deritanishme dhe qendresa e forte e Kryeministrit Sali Berisha shoqeruar me manovra dhe alibi te suksesshme eshte me vend te mendohet se opozita ka ne dore nje karte te re qe mund te ule ne tryeze shumicen. Keshtu burime nga selia roze bene te ditur se edhe vete protestat jane shtyre per shkak te negociatave me komunitetin nderkombetar sikurse shtohet se hedhja e hapave te rinj do te vijoje pas pritjes se nje reagimi te Berishes ndaj mesazheve te fundit te diplomateve te akredituar ne Tirane. Ajo qe ka vlere politike eshte fakti se oferta e re e Partise Socialiste ka krijuar nje koniunkture te re edhe ne marredheniet me partneret ne Bruksel te cilet po ndiejne tanime absurditetin e nje krize politike qe ne thelbin e vet ka vetem nje shpjegim zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Nga kjo pikepamje miratimi i Brukselit per te hetuar zgjedhjet te cilat vete i ka certifikuar eshte nje hap i madh perpara qe e detyron shumicen qeverisese te njohe problemin qe ekziston me procesin e elektoral te qershorit 2009. Edhe pse eshte ende shpejt per te pritur nje draft te ri per krizen nga PE-ja i cili do te ishte nje forme ultimatumi mbetet e qarte se aktualiteti politik ka vendosur kushte shume te forta per zgjedhjet e ardhshme lokale te 8 majit 2011. Keshtu klima e 28 qershorit konstituimi i zgjedhjeve te shkuara si ceshtja kryesore per gati 2 vjet e vendosin qeverine shqiptare ne rrethana te nje legjitimiteti te cunguar rende. Nje refuzim kategorik dhe ne cdo kohe per tu perballur me te verteten e kutive pavaresisht te drejtes per proceduren ne veshtrimin politik po i jep PS-se nje perparim te dukshem ne moralin e saj si opozite qe kerkon garanci shtese per procesin e ardhshem. Keshtu eshte thuajse e pamundur te mendohet nje riperseritje e ritualit te kontestimit elektoral ne Shqiperi pasi perndryshe sfida e integrimit do te tejkalonte energjite me maksimale te nje vendi qe eshte i vetmi qe vuan problemet me zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›