E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH, privatizimi nuk cenon cmimin

Privatizimi i Operatorit te Sistemit te Shperndarjes nuk do te ndikoje ne rritjen e cmimit te energjise elektrike. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, deklaroi dje, ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, se, pavaresisht kerkeses se investitorit qe do te privatizoje OSSH-ne, qytetaret nuk do te ndiejne ndryshimin e tarifave te energjise. Duke shpjeguar para deputeteve projektinligjin per privatizimin e ketij sektori, ministri Ruli, theksoi nder te tjera se eshte parashikuar monitorim i rrepte nga ana e institucioneve perkatese ne menyre qe te mos lejohen abuzime.
Pavaresisht deklaratave te ministrit te Ekonomise se nuk do te kete ndryshime te tarifave, deputetet e opozites kane kerkuar sqarime te detajuara per menyren se si do te mbrohen konsumatoret. Madje, anetari socialist i komisionit, Pandeli Majko, kerkoi qe nje pjese e parave qe do te grumbullohen nga ky privatizim te kalojne per kompensimin e tokave qe jane permbytur nga liqenet. Lidhur me keto dy pika, ministri sqaroi se "padyshim cdo kompani qe do te interesohet do te beje kalkulimet e veta, por me rritjen e fundit te cmimit te energjise besoj se kemi arritur ne parametrat e kerkuar". Ne vazhdim te kesaj ideje, ai theksoi se cmimin gjithmone e vendos nje ent qe zgjidhet dhe eshte ne varesi nga ky parlament edhe ai eshte Enti Rregullator i Energjise. Kjo do te thote se, pavaresisht se do te privatizohet sektori i transmetimit te energjise, do te jete serish ERE, e cila do te thote fjalen e fundit per rritjen e tarifave te energjise elektrike.
Pavaresisht debateve te shumta, Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje formulen e privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se energjise vetem me votat e mazhorances. Opozita shprehu dyshimin qe, sipas saj, privatizimi i jep shume kompetenca qeverise permes vendimeve te metejshme do te percaktoje ecurine e procesit. Sipas kesaj formule, 51 deri 76 per qind te aksioneve do t'i shiten me tender te hapur nderkombetar nje investitori, i cili duhet te jete strategjik. Pjesa tjeter e aksioneve do t'u jepen pronareve te trojeve mbi te cilat jane ngritur objektet e OSSH-se. Punonjesit do te marrin pjese gjithashtu ne privatizim, por nepermjet bonove.
Opozita: Kunder formules se privatizimit
Deputetet e opozites nuk e pranojne formulen e privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se energjise elektrike. Deputetit socialist, Blendi Klosi, e cilesoi si shkelje kete formule, pasi nuk percaktohet qartesisht perqindja e aksioneve qe do t'i kalojne investitorit strategjik. Nga ana tjeter, deputeti Pandeli Majko, kerkoi qe te saktesohet shuma qe do te kaloje ne dispozicion te kompensimit te tokave qe jane permbytur nga ndertimi i liqeneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›