E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmoni Kosoven te mbetet e lire

Kosova eshte nje republike e pavarur vetem prej tre javesh, por tashme ne mbase po perballemi me sfiden tone me te madhe. Javen e kaluar, ne Prishtine dhe ne Prekaz, ne rikujtuam familjen legjendare Jashari dhe sakrificen e tyre per Kosoven ne 1998. Ne kujtuam te gjithe martiret tane. Simboli i TMK-se, forces tone te emergjencave humanitare, na sjell ndermend luften tone dhe rindertimin tone. Tani, dhjete vjet pasi forcat serbe u sulen ne Prekaz dhe shkaterruar shtepine e Jashareve, forcat e intolerances jane duke u perpjekur serish per te sjelle percarje dhe dhune ne vendin tone.
Ne te gjithe e dime se Beogradi do te perpiqet qe te na provokoje, pasi ne kemi arritur pavaresine. Askush nuk eshte habitur qe Serbia eshte duke vepruar kunder deshirave te Bashkimit Evropian. Askush nuk eshte habitur qe politikanet jane duke sfiduar institucionet e OKB-se. Askush nuk eshte cuditur qe ekstremistet jane duke penguar levizjen e lire dhe drejtesine. Por, do te ishte nje surprize nese komuniteti nderkombetar do te pranonte ndonje prej ketyre.
Dy jave me pare, radikalet nga Serbia kaluan me force permes kufirit te Kosoves se pavarur dhe shkaterruan prona; javen e kaluar ekstremistet bllokuan nje gjykate, pjese e struktures se vendit tone modern demokratik; kete jave ata u perpoqen te ndalojne levizjen normale te transportit publik.
Secili prej ketyre veprimeve eshte nje sulm direkt ndaj OKB-se dhe ndaj paketes se pavaresise te OKB-se te pranuar prej popullit te Kosoves. Nese komuniteti nderkombetar eshte pasiv, duke shpresuar se zbutja e Serbise do te ruaj paqen, atehere Kosova do te ndahet, paketa "Ahtisari" do te quhet e vdekur dhe OKB-ja do te kete deshtuar.
Kosova pranoi 17000 ushtare nderkombetare dhe nje force policie nderkombetare per ta shmangur kete. Ne nuk do te pranojme qe ata te ruajne lumin Iber. Ne pranuam paketen "Ahtisari", sepse ajo ishte menyra me e mire per te lejuar qe minoritetet tona te jetojne ne Kosove. Ne nuk e pranuam ate per te pare keta njerez dhe pjese te vendit tone qe te largohen.
Ka ardhur koha per ta bere te qarte se tani ketu eshte nje kufi nderkombetar midis Serbise dhe Kosoves, nje shteti te njohur nga SHBA dhe pjesa me e madhe e Evropes. Ky kufi nuk duhet te jete i hapur per kriminelet dhe ekstremistet. Ka ardhur koha per ta bere te qarte se OKB-ja dhe BE-ja, ne emer te Kosoves, ushtrojne autoritetin neper te gjithe vendin. Nese Serbia deshiron te kthehet drejt lindjes - te shikoje ne te kaluaren, te shkoje prapa - kjo eshte zgjedhja e Serbise. Por, Serbia nuk duhet te lejohet qe te terheqe me vete njerezit e lire te cdo pjese te Republikes se Kosoves. Te gjithe qytetaret e Kosoves per te evituar kete kane vuajtur, kane bere sakrifica dhe kane siguruar lirine.
Eshte vendimtare qe ne e njohim kercenimin. Tensioni i sotem nuk eshte midis shqiptareve dhe serbeve: ai eshte midis pak ekstremisteve te dhunshem ne nje krah dhe ne krahun tjeter prej shumice derrmuese, nga te gjitha komunitetet, e cila deshiron paqen dhe stabilitetin dhe nje jete normale per vetveten dhe per femijet e tyre.
Vetem nje pjese shume e vogel e serbeve te Kosoves jane duke protestuar. Ata jane ekstremiste te influencuar prej forcave jashte Kosoves. Jam i sigurt se shumica derrmuese e serbeve te Kosoves jane te pergatitur per te jetuar ketu. Ata jane pjese e jona. Ata jane te shqetesuar, jane te matur dhe te paqarte. Por ata nuk jane kunder Kosoves. Anetaret serbe te Sherbimit Policor te Kosoves, te cilet jane refuzuar te ndjekin instruksionet e OKB-se dhe SHPK-se nuk jane duke reaguar ndaj pavaresise; ata jane duke reaguar ndaj kercenimeve kundrejt vetvetes dhe familjeve te tyre prej ekstremisteve.
Eshte detyra e atyre qe jane pergjegjes per sigurine, ne komunitetin nderkombetar dhe ne strukturat lokale, te vecojne ekstremistet nga shumica. Ekstremistet, te cilet jane infiltruar nga Serbia duhet te kthehen ne Serbi, dhe shumica paqesore duhet te lejohet te beje zgjedhjen e vete dhe jeten e vete ketu midis nesh, e cliruar prej nderhyrjeve te jashtme.
Me i rendesishem eshte mesazhi im ndaj bashkeqytetareve te mi: tani eshte koha per vetepermbajtje. Ne nuk duhet te provokohemi ne reagime, te cilat do te demtonin gjithcka per te cilen ne kemi luftuar. Ne e fituam pavaresine tone me krenari, qetesi dhe dinjitet. Bota e ka pare kete. Bota ka krahasuar skenat ne Prishtine pas pavaresise me ato ne Beograd. Populli i Kosoves tregoi vetepermbajtje dhe respekt per miqte tane nderkombetare, dhe kjo eshte pranuar ne te gjithe globin.
Ne jemi njerezit e te ardhmes: ne tashme jemi duke fituar, dhe argumentet tona jane toleranca, inteligjenca dhe respekti. Procesi i ndertimit te vendit tone duhet te ece perpara dhe asnje ekstremist nuk duhet te lejohet te na pengoje nga arritja e objektivit tone - nje rajon te qendrueshem qe eshte pjese e Evropes.
(*) Marre nga "The Guardian"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›