KESH tenderi i nentorit per shitjen energjise 10.4 mln euro
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka siguruar te tjera kontrata per shitjen e energjise elektrike per muajin nentor. Referuar tenderit te zhvilluar KESH-i kishte kerkuar shitjen e mbi 200 milione kilovateve te siguruar nga prodhimi vendas i hidrocentraleve i cili ne dy muajt e fundit ka pesuar rritje te ndjeshme. Nga moria e oferta KESH-i e pa te arsyeshme te lidhte kontrata vetem me tre shoqeri importi te energjise EFT EGL dhe GEN nga te cilat siguron nje te ardhur rreth 10.4 milione euro me cmim mesatar te megavatit 48 euro.
Te tria kompanite kane bere ofertat e tyre per kater lotet e ndryshme per sasi dhe variante te ndryshme cmimi ku duket qarte se oferta e kompanise serbe EFT eshte konsideruar nga KESH-i si me e volitshme pasi ze dhe gati 70 per qind te sasise qe do te eksportohet nga kjo shoqeri. Pastaj vijne sllovenet e GEN-it me nje sasi prej rreth 45 mije megavatesh dhe zviceranet e EGL-se me nje sasi me te vogel prej 7200 megavatesh. Ne total behet fjale per rreth 216 mije megavatesh energji elektrike te shitur nga KESH-i me nje cmim mestar prej rreth 48 eurosh per megavat.
Pas periudhes se nxehte te veres KESH-i i rikthehet serish procesit te eksportit te energjise duke tentuar te rrise te ardhurat dhe te performoje pozitivisht ne syte e donatoreve te cilet jane duke u perpjekur te gjejne burime te konsiderueshme financimi per te investuar ne disa projekte sic eshte ajo e digave.