Ujkani i pathyeshmi mes Serise A dhe B
Rekordi
Samir Ukjani eshte per momentin portieri i cili ka me shume minuta pa pesuar gol ne te gjithe kampionatin italian ku perfshihen Seria A dhe Seria B. Kjo ka dale pas studimit te statistikave te botuara dje nga nje prej gazetave italiane. Sikurse behet e ditur portieri shqiptar i Novares skuadres surprize te Serise B ka 395 minuta pa pesuar asnje gol ne kete sezon. Ndersa vetem 9 minuta e ndajne nga rekordi i vendosur ne keto jave te para nga portieri i Sienes Kopola i cili kishte mundur te ruante te paprekur porten e tij per 404 minuta por qe tashme ky rekord eshte nderprere pasi gardiani i Sienes u mposht ne javen e fundit. Nje tjeter portier konkurron Ujkanin Handanovic i Empolit i cili ka 379 minuta pa pesuar gol.