E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR Liria e levizjes pa kushte


Komanda e KFOR-it në Kosovë kanë deklaruar të martën se vendosja e kushteve për lirinë e lëvizjes në veri të Kosovës është e papranueshme.

“Liria e lëvizjes për të gjitha palët nënkupton organizatat ndërkombëtare dhe tërë popullin. Kushtet, liria e lëvizjes vetëm për KFOR-in dhe jo për EULEX-in, janë të papranueshme”, ka deklaruar zëdhënësi Uve Novicki.

Novicki ka theksuar se komandanti i KFOR-it, Erhard Drews ua ka bërë të qartë këtë përfaqësuesve të serbëve të Kosovës në takimin e së shtunës.

“Gjenerali Drews tha se liria e lëvizjes duhet të arrihet pa asnjë kusht për këdo dhe në cdo kohë. Cdo gjë tjetër ndryshe nga kjo është e papranueshme”, ka nënvizuar Novicki.

EULEX: Barrikadat të hiqen vullnetarisht

Zgjidhja më e mirë do të ishte që personat që kanë ngritur barrikadat t’i heqin ato, në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirshëm dhe të kryejnë aktivitetet e tyre ditore.

Kështu deklaroi të hënën zëdhënësi i misionit EULEX, Kai Mueller Berner në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, ku megjithatë nuk i dha një përgjigje të prerë pyetjes, “cila është zgjidhja, forca apo marrëveshja”.

“EULEX nuk heq dorë nga implementimi i marrëveshjeve në Bruksel, që nënkuptojnë instalimin e një sistemi unik doganor”, deklaroi Berner.

“EULEX bashkë me KFOR-in po punojnë për vendosjen e lirisë së qarkullimit në veriun e Kosovës. Prania e barrikadave nuk ka kuptim, ato u kufizojnë të gjithëve lirinë e lëvizjes dhe është popullsia ajo që vuan pasojat”, vijoi ai.

Më tej zëdhënësi ftoi të gjithë qytetarët e veriut që të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë sundimin e ligjit, pasi një gjë e tillë kërkohet nga të gjitha vendet anëtare të BE.

Krerët serbë nuk ranë dakord me Tadic

Serbët e veriut të Kosovës nuk u pajtuan me presidentin Tadic, me të cilin patën një takim për pesë orë me radhë.

Ata thanë se është e vështirë të pranohet që EULEX-i të qarkullojë lirshëm nëpër këtë zonë pasi nuk ka garanci se nuk do të transportojnë punonjësit e doganave dhe Policisë së Kosovës.

Por, po ashtu, sipas tyre, EULEX-i është duke zbatuar planin e Ahtisarit që nënkupton pavarësinë e Kosovës.

Katër kryetarët e komunave të veriut thanë se nuk është arritur një progres substancial në bisedimet me presidentin serb.

Sllavisha Ristic, kryetar i Zubin Potokut, tha se Tadic kërkoi lëvizjen e lirë për EULEX-in, por për këtë duhet pyetur populli.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Pejë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri
Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri, rënë në shtëpinë e tyre në Pejë, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së martë. Qarkullimi për në Bërnjak, i lirë
KFOR-i konfirmoi se pika kufitare Kosovë-Serbi, në Bërnjak, është e hapur për qarkullim. Kjo është bërë e mundur pasi në afërsi të fshatit Banjsë, serbët e hoqën vullnetarisht një barrikadë. Vjenë, Thaci takon kancelarin austriak
Kryeministri Hashim Thaci ndodhet për një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur nga kancelari austriak, Verner Faiman.
Tenton heqjen e barrikadave, prangoset
Atë që KFOR-i nuk e ka bërë për ditë me radhë, heqjen e barrikadave të serbëve në Mitrovicë, tentoi ta bënte një shqiptar i cili me mjetin e tij, një buldozer ka tentuar heqjen e barrikadës kryesore, atë mbi urën e lumit Ibër, urë që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës. “VV” prish debatin për vizat
Devijon debati publik për “Liberalizimin e Vizave” me Bashkimin Europian, në një kolegj privat në Prishtinë.

Lajmet kryesore

RISHM: Shpërthimi nga një gabim njerëzor
"Masa ndaj kompanisë ACR"
Arvizu në “Fiks Fare”: Të kufizohet imuniteti
Durrës, gjendet i vdekur oficeri i SHISH-it
Varroset në fshehtësi Muammar Gaddafi
Komisioni i Venecias: Parlamenti të nisë zbatimin e rekomandimeve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›