Kuzhe Marrezi po te qendroja ne Shqiperi

Josip Kuzhe flet “pa dorashka”. Gjatë qëndrimit 29-mujor (duke llogaritur që kontrata skadon në dhjetor, puna e tij efektivisht shkon në 31 muaj), trajneri kroat nuk përbënte asnjëherë lajm me deklaratat e tij.
Por ky status ndryshon sa herë që 58-vjeçari flet për mediat kroate. Në prononcimet nga vendlindja, Kuzhe ka treguar gjithmonë të vërtetën, duke mos u fshehur dhe duke zbuluar prapaskenat e asaj që ka ndodhur. Kjo bën që ish-drejtuesi i stolit kuqezi të rrëfejë se qëndrimi i mëtejshëm në stolin e Shqipërisë nuk do të kishte asnjë kuptim, me fjalë të tjera do të ishte një marrëzi. Në një intervistë të gjatë për të përditshmen kroate, “Jutarnji List”, trajneri zbuloi se kishte ardhur koha që të largohej nga Kombëtarja shqiptare, drejtimin e së cilës e kishte marrë në majin e vitit 2009, ku zëvendësoi të shkarkuarin Ari Han. Kuzhe nënvijëzoi se “divorcin” ia kishte konfirmuar presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që përpara 6 muajsh. “Vendosa të largohesha nga Shqipëria, pasi nuk kishte kuptim që të drejtoja të njëjtën Kombëtare për pesë vjet. Mendoj se edhe këto tri vite që punova në krye të skuadrës ishin të tepërta: për këtë arsye, para 6 muajve i kam thënë presidentit Duka që të mos më llogariste më pas skadimit të kontratës”, deklaroi strategu 58-vjeçar. Kuzhe tha se përpara takimit në FSHF, ku u vendos ndarja e palëve në mënyrë konsensuale, drejtuesi më i lartë i federatës i ishte lutur që të qëndronte me ekipin kuqezi. “Pranova të merrja drejtimin e Shqipërisë vetëm për një sezon, ndërsa më pas gjetëm marrëveshjen që të rinovonim kontratën. Duke e ditur që ata janë njerëz seriozë dhe duhet të gjejnë një trajner të ri, mendova që ishte e rrugës ta përfundoja menjëherë punën time, edhe pse gjatë javëve të fundit presidenti Duka më është lutur të qëndroja. Por, kjo nuk do të kishte kuptim”, shtoi kroati.
Nuk kishte si të mungonin fjalët për marrëdhëniet e shkëlqyera që Kuzhe kishte me futbollistët, tifozët dhe drejtuesit e futbollit shqiptar. “Të gjithë më adhuronin. Kam pasur marrëdhënie fantastike me lojtarë, të cilët e kishin shprehur publikisht qëndrimin e tyre se ‘Kuzhe duhet të qëndrojë në krye të Kombëtares’. Sigurisht që marrëdhënia me tifozët karakterizohej nga respekti i ndërsjellët, ndërsa edhe në FSHF ekzistonte një kryesi korrekte”, ka deklaruar ai. Trajneri nuk e ka fshehur dëshirën për të punuar në ndonjë klub, ku beson se eksperienca e tij do të ishte pozitive. Një alternativë mund të jetë rikthimi te Dinamo e Zagrebit, por Kuzhe nuk fsheh as dëshirën që të punojë në krye të përfaqësueses kroate. Ndërkohë, tekniku beson se FSHF-ja nuk do t’i krijonte asnjë problem (duke qenë se është ende dy muaj nën kontratë), nëse do t’i paraqitej një ofertë e shpejtë: “Në Tiranë përflitej shpesh që nëse do të largohesha nga Shqipëria, e kisha punën gati në Kroaci. Por, kjo nuk është e vërtetë. Gjithsesi, konfirmoj se do të më pëlqente të punoja në ndonjë klub dhe jam i bindur se me përvojën dhe njohjen time do të ndikoja në lojë dhe në arritjen e suksesit. Kam kontratë me Shqipërinë deri në dhjetor, por e di se, edhe nëse do të më paraqitet një ofertë, ata nuk do të më krijojnë probleme”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Juventus-Fiorentina, dueli për “rizgjimin”
Seria A rikthehet sërish në mesjavë. Të martën Juventusi pret në shtëpi Fiorentinën. Të dyja skuadrat dhe teknikët përkatës vijnë pas disa rezultateve zhgënjyese, dhe presioni qendron në të dyja kampet. Cristiano, 11 tripleta me fanellën e Real Madrid
Cristiano Ronaldo, me tregolëshin e tij ndaj Malagës, arriti Messin e Barcelonës në kuotën e 10 golave në kryesimin e golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll të futbollit. Basha te F.K Tirana
Në prag të ndeshjes me Bylisin, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka takuar skuadrën për herë të parë që nga koha e shndërrimit të këtij klubi si Shoqëri Aksionere, që rrjedhimisht ka drejtues kryesorë kryetarin e bashkisë. Superliga, Skenderbeu e Teuta ndajnë nga 1 pikë
Eshtë mbyllur në një barazim pa gola, ndeshja e kampionve të Shqipërisë Skëndëbeu me Teutën në Durrës. Pavarësisht një loje me shumë raste nga të dyja skuadrat respekvive, rrjetat mbetën të paprekura duke i ndarë nga një pikë. Boateng zgjon “Djallin”
Një përmbysje e pabesueshme e rezultatit ndaj Lecce i jep tre pikët Milanit në javën e tetë të Serisë A.
Lajmet kryesore
RISHM: Shpërthimi nga një gabim njerëzor
"Masa ndaj kompanisë ACR"
Arvizu në “Fiks Fare”: Të kufizohet imuniteti
Durrës, gjendet i vdekur oficeri i SHISH-it
Varroset në fshehtësi Muammar Gaddafi
Komisioni i Venecias: Parlamenti të nisë zbatimin e rekomandimeve