KFOR: Situata në veri e qetë, por e tensionuar

Përmes një njoftimi për shtyp, KFOR-i ka se situata në veri është relativisht e qetë, por ende e tensionuar.
“Trupat e KFOR-it kanë nën kontroll dy pikat e kalimit kufitar në Jarinje (Porta 1) dhe Bernjak (Pika 31)”, thuhet në njoftim.
Po ashtu KFOR-i bën të ditur se ushtarët po patrullojnë dhe kontrollojnë zonën e Zubin Potokut dhe vendet e tjera në veri.
Më herët, trupat e KFOR-it kanë larguar tri bllokada rruge në rrugën kryesore në mes të Mitrovicës dhe Zubin Potokut, në rajonin e Zupçit.
Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Dieter Uiçter tha se kanë mbetur edhe disa bllokada të tjera në këtë rrugë, por ato nuk pengojnë veprimet e KFOR-it.
“Sa u përket atyre bllokadave të tjera të rrugëve ndërmjet Mitrovicës e Zveçanit apo Leposaviçit, ato ende ekzistojnë me elemente radikale me kërkesa që duhet t`i marrim parasysh, por kjo nuk i pengon njësitet e KFOR-it ta kryejnë detyrën e tyre”, tha ai.
Kohëzgjatja e këtyre bllokadave, sipas përfaqësuesve të serbëve të veriut, varet nga ecuria e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit.