Muaji i Ramazanit, 30 ditë emision në “Ora News”

Gjatë 30 ditëve të muajit të shenjtë të Ramazanit, RTV “Ora News”, do të transmetojë emisionin më të ri, kushtuar këtij muaji të madhërishëm. Emisioni më i ri, i cili do të titullohet “Me syrin e zemrës”, do të transmetohet çdo ditë në orën 19.00.
Në emisionin e parë, ka qenë i ftuar edhe kreu i Komitetit Mysliman, Haxhi Muça, i cili e ka vlerësuar muajin e Ramazanit, muaj me vlera të veçanta.
Muça ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, që të kryejnë një Ramazan të lehtë dhe ta kapërcejnë atë pa telashe.
Besimtarët myslimanë, nisën sot muajin e shenjtë të Ramazanit. Për 30 ditë radhazi në mbarë botën, myslimanët nisin ritualin e agjërimit në shenjë përuljeje ndaj Zotit.
Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota, e presin me shumë dashuri këtë muaj dhe kanë nisur të festojnë ardhjen e tij.
Dita e parë e agjërimit ka nisur në Indonezi, vendi me përqindjen më të lartë të besimtarëve myslimanë në botë, ndërkohë Ramazani kremtohet edhe në SHBA dhe në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.