KFOR Veriun e Kosoves e kontrollojme me masa te perditshme

Deutsche Welle Gjeneral Buhler si paraqitet situata e sigurise ne pergjithesi ne Kosove
Gjenerali Erhard Buhler Situata e sigurise ne Kosove gjate viteve te fundit ka ndryshuar per te mire pra situata e sigurise ne Kosove eshte stabile. Mirepo ketu me duhet te bej nje perjashtim eshte fjala per situaten ne veri te Kosoves. Ne veri jetojne shume njerez paqedashes te cilet deshiroje te jetojne ne paqe dhe liri. Mirepo ka edhe nga ata njerezqe nuk deshirojne paqen fjalen e kam per njerez qe perdorin shpesh mjete shperthyese kemi shume kriminele kontrabandues te ndryshem dhe kohe pas kohe kemi edhe shperthim te dhunes sic ishte rasti i 11 shtatorit. Pra kyrast i fundit na ben te gjitheve qe te mendojme pak me teper sepse ate dite jane perdorur me shume arme zjarri se ndonjehere me pare ne Kosove. Pervec kesaj kemi raste kur njerezit shqetesohen prej atyre qe perdorin granata dore arme zjarri dhe mjete te ndryshme shperthyese dhe keta njerez qe shkaktoje dhune nuk do ti tolerojme. Pra pershtypja ime qe kur ndodhem ne krye te KFOR-it eshte se shumica e njerezve ne veri deshirojne te jetojne ne paqe dhe ketyre njerezve deshirojme tiu ndihmojme.
Veriu i Kosoves vazhdon te jete rajoni me i ndieshem per sigurine ne Kosove cilet jane hapat qe keni ndermarre per te ndryshuar kete gjendje
Fillimisht kemi bere vleresimin e gjendjes se bashku me policine e EULEX-it dhe policine e Kosoves dhe baze per vleresimet tona ishin pikerisht ngjarjet qe i permenda me heret. Ne se bashku perpiluam nje plan per te ndalur kriminalitetin ne veri. Do te kufizojme levizjen e lire te krimineleve keshtu qe ata gjithmone tani do te duhet te llogarisin se do te hasin ne nje pike kontrolli te KFOR-it policise se EULEX-it dhe policise se Kosoves. Keto masa do te jene te perditshme dhe ne baze te rezultateve qe do te arrihen ne do ti kordinojme aktivitet tona te radhes.
Cila eshte qasja e juaj ndaj strukturave parale serbe ne Kosove te cilat eshte thene se ne nje mase te madhe e kane mbeshtetjen e Beogradit
Kjo me shume eshte nje pyetje qe kerkon pergjigje nga politika. Strukturat paralele perbehen nga dy shtylla jane ato politike dhe ato te sigurise per te cilen flas une. Strukturat politike apo civile te cilat ne nje mase kordinohen edhe nga Beogradi nuk eshte ceshtje e imja dhe per kete duhet te merret politika. Ndersa sa i perket strukurave paralele te sigurise nese keto strukura perbehen nga persona te armatosurdhe kercenojne gjendjen e sigurise atehere hyn ne loje KFOR-i dhe rezoluta 1244 dhe natyrisht atehere ne do te veprojme se bashku me policine e EULEX dhe policine e Kosoves.
A e kercenon sigurine e pergjithshme ne Kosove gjendja ne veri
Nuk do te shkoja aq larg kjo eshte nje ceshtje rajonale brenda Kosoves. Atje kemi shume verime kriminale kontrabande kontrabande me arme ndoshta ne nje mase kjo gjendje mund te klete ndikim edhe ne rajone tjera mirepo ne kemi forca te mjaftueshme per te evituar nje zgjerim te tille.
Cilat jane rreziqet per Kosoven ato te jashtme dhe te brendshme
Detyra e KFOR-it ne rend te pare eshte qe te ruhet integriteti i Kosoves brenda vijes kufitare te Kosoves dhe misioni i dyte i KFOR-it eshte qe te sigurohet siguria brenda kufijve te Kosovesdhe per keto te dyja misione ekziston nje angazhim shume i madh i NATO-s dhe ju kete e vereni nga vizitat e shumta te ushtarakeve te larte te NATO-s ne Kosove dhe nga fakti qe ne kuader te forcave te KFOR-it jane te angazhuara 32 vende te ndryshme dhe ky angazhim ka kontribuar qe mos te paraqitet asnje rrezik nga jashte per Kosoven dhe te ruhet siguria perbrenda saj. Pervec perjashtimit per te cilin fola me pare.
Kosova ne kete fazepo pergatitet per zgjedhje te parakohshme dhe ne te njeten kohe po pergatitet per te filluar dialogun me autoritet e Beogradit. Keto zhvillime mund ta sfidojne situaten e sigurise ne Kosove
Zgjeshjet qe do te mbahen jane nje proces i zakonshem demokratik dhe nuk besoj se do te kete ndonje ndikim ne situaten e sigurise. Ndersa sa i perket bisedimeve Prishtine-Beograd kjo eshte nje ceshtje qe ndoshta do te ndodhe ne te ardhmen. Une nuk jam profet qe te merrem me spekulime megjithate mendoj se nuk do te kete ndonje ndikim ne gjendjen e sigurise pavaresise se cfare mund te ndodhe.
Gjeneral Buhler ju keni paralajmeruar reduktimin e trupave te KFOR-it. Shume kombe tashme kane terhequr ushtaret e tyre nga Kosova. E lejon situata e sigurise ne gje te tille
Ka disa vende qe i permendet edhe ju te cilat kane paralajmeruar nje reduktim apo nje teheqje te trupave te tyre por keto jane ne kuader te paralajmerimeve te NATO-s se do te kete reduktime por nuk do te thote se kjo do te ndodhe menjehere por pak me vone. Por mund te them se mund tia lejojme vetes nje reduktim te tille sepse kete e lejon edhe situata e sigurise ne vend. Pra kur flasim per reduktimflasim edhe per nevojen e nje strukture te re te KFOR-it. Reduktimin e KFOR-it une do ta cilesoja si nje proces te zakonshem sepse kjo ka ndodhur vazhdimisht edhe gjate viteve te shkuara.
Reduktimi i KFOR-it eshte thene se duhet te ndodhe krahas zhvillimit te mekanizmave te brendshme kosovare te sigurise. Ju jeni pergjegjes per zhvillimin e Forces se Sigurise se Kosoves. Cilat jane pergjegjesite qe mund tia bartni FSK-se
Fillimisht me duhet te konstatoj se policia e Kosoves ka bere vitet e fundit perparime te medha dhe une kam nje besim shume te madh ne policine e Kosoves. Ky besim bazohet ne bashkepunmin tone te perditshem qe kemi. Pervec kesaj NATO-ja po zhvillon Forcat e Sigurise se Kosoves. Une sapo perfundova nje takim me minsitrin e Forces se Sigurise se Kosoves ministrin Fehmi Mujotadhe ne jemi te pajtimin qe kapacitetet e plota te kesaj force te arrihen ne nje afat sa me te shkurter kohor. Kjo nenkupton nje afat deri ne dy vjet. FSK duhet te jete nje organizate per raste emergjente civile e cila duhet te jete e armatosur me arme te lehta. Ne kuader te detyrave qe i parashtrohen FSK-se janeedhe deminimi nderhyrja emergjente ne kuader te katastrofave natyrore por edhe ofrimi i ndihmave mjekesore Meqenese edhe nderhyrjet humanitare kerkojne aftesi vetembrojteje atehere kjo trupe duhet te jete e armatosur lehte.
A jeni i kenaqur me zhvillimet ne FSK
Kjo trupe e cila rrjedh nga TMK ka arritur per dy vjet shume perparime te medha ketu do te permend nderhyrjet e FSK ne deminimin e zonave tash e dy vjet. Ky eshte fakt pra te gjitha aftesite vepruese te FSK-se jane prezantuar edhe para komitetit ushtarak te NATO-s. Pra une jam shume i kenaqur me zhvillimet qe kane ndodhur ne FSK-se megjithate me duhet te them se mbetet edhe nje rruge e gjate zhvillimi por gjithsesi ne duhet te arrijme kapacitetet e plota te kesaj force brenda dy vjeteve te ardhshme ashtu sic kemi planifikuar.
Intervisten e zhvilloi Bekim Shehu
Redaktoi Aida Cama