E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranimi ne BE -Secili vend do te trajtohet mbi meritat

Deutsche Welle Cila eshte perspektiva kohore per antaresimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE Disa zera nga qarqet diplomatike ne Bruksel flasin per vitin 2018 a mendoni se kjo date eshte realiste per pranimin e ketyre vendeve si anetare te BE-se

Stefan Fle Pranimi realizohet kur nje vend eshte gati kjo arrihet pasi te jene plotesuar te gjitha kriteret e antaresimit e per kete aresye vendi mund te jape kontribut pozitiv ne BE nderkohe qe edhe do te gezoje te gjitha perfitimet e antaresimit. Ky eshte nje proces ambicioz qe kerkon mobilizimin e plote te forcave te nje vendi dhe ne te cilin cilesia eshte me e rendesishme se shpejtesia. Kjo nuk do te thote qe nje vend te mos fokusoje nje date te tijen me qellim per te perqendruar forcat e veta.

fare influence pati kriza aktuale financiare vecanerisht kriza e Greqise ndaj procesit te zgjerimit

Kriza na goditi ne te gjitheve ndonese ne shkalle te ndryshme. Nepermjet bashkepunimit te vazhdueshem qe ka pasur BE-ja me vendet e rajonit kemi zbatuar politika te tilla fale te cilave kriza nuk pati efekt aq te rende sa mund te mendohej. Ne te ardhmen nje pjese e mbeshtetjes sone do te fokusohet ne forcimin e politikes ekonomike dhe te institucioneve qe e zbatojne ate. Kjo do te jete me rendesi kyce si nje mesim i nxjerre nga kriza qe tregoi se sa te rendesishme jane financat e shendetshme publike dhe politikat qe nxisin stabilitetin ekonomik. Megjithate pavaresisht krizes ne Sarajeve vendet tona anetare rikonfirmuan perspektiven evropiane te Ballkanit Perendimor.

Cilat jane pengesat me te medha per integrimin e Ballkanit Perendimor ne BE

Sfida kyce eshte kapercimi i se kaluares se veshtire dhe gatishmeria per te avancuar drejt nje axhende evropiane. Natyrisht qe ka nje sere piketash mbi te cilat eshte i ngritur i tere procesi. Pa respektimin e rendit dhe te ligjit pa pavaresine efikase te juridiksionit pa nje angazhim te forte per te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar pa nje evidence per t i provuar keto dhe pa reformimin dhe funksionimin e shebrimeve publike afrimi do te jete i pamundur.
Pra Ballkani Perendimor perballet me nje sere sfidash kyce te cilat duhet te zgjidhen ne nivelin rajonal. Pajtimi eshte nje ceshtje mjaft e ndjeshme. Ne rajon jane nje sere ceshtjesh bilaterale te pazgjidhura te cilat nuk duhet te influencojne procesin e antaresimit. Kjo eshte aresyeja perse ne i inkurajojme keto vende qe te kerkojne zgjidhje bilaterale ne frymen e fqinjesise se mire.

A mendoni se vendet e rajonit do te trajtohen vecmas apo integrimi do te konceptohet per rajonin ne teresi

Nje nder rregullat e arta te procesit te pranimit eshte qe secili vend do te trajtohet mbi bazen e meritave te veta. Duke iu referuar perspektives evropiane te te gjithe rajonit ne do te sigurojme qe asnjeri vend te mos mbetet prapa per shkak te nje vendi tjeter.

Nese vendet trajtohen vecmas atehere cilat jane kriteret e trajtimit ndryshe te vendeve si p.sh. te Shqiperise Serbise apo Maqedonise

Kriteret per te vleresuar nese nje vend eshte i gatshem ose jo per antaresim jane te njejta per cdo vend keto jane te ashtuquajturat kriteret e Kopenhages politike ekonomike legjislative dhe administrative. Ne kuader te procesit te Stabilizimit dhe Asocijimit parashikohen si kushte shtese bashkepunimi rajonal dhe respektimi i detyrimeve nderkombetare.

A kane te 27 vendet anetare nje mendim dhe strategji unike per procesin e metejshem te zgjerimit

Strategjia jone e zgjerimit fillimisht eshte vendosur ne Samitin Evropian te Kopenhages ne vitin 1993 dhe u rikonfirmua ne 2006 me nje konsensus te ri per zgjerimin. Lidhur me Ballkanin Perendimor Samiti i Zagrebit ne vitin 2000 vendosi nje kuader qe si rrjedhoje u rikonfirmua ne Selanik ne 2003 dhe se fundmi sivjet ne takimin e nivelit te larte ne Sarajeve. Kjo strategji thekson perspektiven e antaresimit Evropian per te gjithe rajonin e bazuar ne meritat e secilit vend dhe ne mbeshtetjen me unanimitet te te gjitha vendeve anetare. Sivjet ne lancuam bisedimet e antaresimit me Islanden nje vend qe thuajse nje te treten e legjislacionit e ka pershtatur me ate te BE-se mbi bazen e antaresimit te saj ne EEA dhe ne Shengen.

Negocitat me Turqine jane gjithashtu ne vazhdim ndonese me ngadale sepse tani ne jemi duke trajtuar kapitujt me kompleks. Ndersa po avancojme me te gjitha vendet per antaresim ne jemi fokusuar ne cilesine e procesit dhe ne perparojme ne linjen e reformave qe jane duke u zbatuar ne vendet e zgjerimit.

Intervistoi Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›