KFOR heq barrikadën në Bërnjak

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, mëngjesin e sotëm, kanë ndërmarrë një aksion
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, mëngjesin e sotëm, kanë ndërmarrë një aksion dhe kanë larguar plotësisht barrikadën, që serbët kishin vendosur në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
“Ashtu siç ka njoftuar vet KFOR-I, është zhvilluar një aksion për largimin e barrikadave të cilat ishin të vendosura pranë pikës kufitare 31, përkatësisht në Bërnjak.
Po ashtu disa kamionë, që kishin bllokuar rrugën kryesore në hyrje të pikës kufitare 31, janë larguar nga KFOR-i, pasi të njëjtit nuk ishin larguar nga qytetarët ashtu siç ishte paralajmëruar”, tha Hoti.
Sipas tij, për këto veprime të fundit të ndërmarra nga KFOR-it, nuk ka pasur reagime nga banorët lokalë.