E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Qeveria miraton projekt-buxhetin për vitin 2012

29-10-2011 / Gazeta 55

Thaçi: Ky, buxheti i zhvillimit ekonomik dhe të prioriteteve

Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2012, të cilin kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur buxhet të zhvillimit ekonomik, të ngritjes së mirëqenies sociale dhe buxhet të prioriteteve të Kosovës.
Buxheti i Kosovës për vitin 2012 parashikohet të jetë 1.5 miliardë euro, përderisa deficiti buxhetor i këtij viti është 172 milionë euro.
Kreu i ekzekutivit të vendit, Hashim Thaçi para kabinetit qeveritar ka thënë se buxheti i vitit 2012 është buxhet i sukseseve, i premtimeve të qeverisë dhe buxhet i dinjitetit të qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, kjo është dëshmia më e mirë që qeveria e Kosovës është në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës.
Sektorët që më së shumti do të përfitojnë nga ky buxhet janë Ministria e Bujqësisë, e cila do të ketë rritje prej 56 për qind, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Arsimit, ajo e Kulturës, e cila do të ketë rritje prej 18 për qind, pastaj Ministria e Ambientit, Ministria e Punëve të Brendshme, Universiteti i Prishtinës, Prokuroria e Shtetit dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›