KFOR-i bllokon rrugën kontrabandë te Bërnjaku

Ushtarët e KFOR-it kanë bllokuar me mure nga betoni një rrugë alternative afër pikës kufitare Bërnjak, përkatësisht rrugën Dragalice-Babiq që ndodhet perskaj liqenit te Gazivodës, për të penguar qarkullimine kamionëve me mallra të ndryshme në këtë drejtim.
Në këtë rrugë që është me shumë kthesa dhe e ngushtë, para disa ditësh ishte përmbysur një kamion me karburante që kishte destinacion Kosovën, duke derdhur në liqe qindra litra derivate nafte.
Sipas përfaqësuesve të KFOR-it, kjo ka bërë të domosdoshme që të ndërmirren veprime për të parandaluar ndonjë dëm ambiental ose aksidente tjera./Indeksonline/