E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i denoi dhunen ne Mitrovice

PRISHTINE-Misioni i NATO-s ne Kosove ka denuar sot incidentet e se shtunes mbrema ne veri te Mitrovices.
KFOR-i denon fuqishem perleshjet e djeshme te dhunshme qe ndodhen ne Mitrovice. Policit te lenduar te EULEX-it shokeve tane te KFOR-it dhe qytetareve te pafajshem te lenduar u deshiroj sherim te shpejte citohet te kete thene komandanti i KFOR-it Erhard Byhler ne nje komunikate per shtyp te ketij misioni.
KFOR-i ka shprehur gatishmerine qe te veproje ne cfaredo situate se bashku me policine e Kosoves dhe EULEX-in duke ndermarre masat e duhura per ruajtjen e nje ambienti te qete dhe te sigurte.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›