E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic ben gati shkarkimin e Vuk Jeremic

Beograd Pas deshtimit ne OKB pritet largimi i ministrit

Presidenti i Serbise Boris Tadic do te diskutoje me shefin e diplomacise Vuk Jeremic nese do te ndodhin ndryshime ne kreun e Ministrise se Puneve te Jashtme citojne sot mediat gazeten Danas te Beogradit. Kjo bisede do te vije menjehere pas kthimit te ministrit te Jashtem te Serbise nga Nju Jorku pohon gazeta.

Doreheqjen e Jeremicit keto dite e kane kerkuar partite opozitare Partia Liberal-Demokratike dhe Partia Popullore kurse lideri i perparimtareve Tomisllav Nikolic citohet te kete thene se do te kerkoje qe Kryeministri Mirko Cvetkovic dhe ministri i Jashtem te largohen nga funksionet ne rast disfate te rezolutes serbe ne OKB. Sipas Danas-it Boris Tadic ende nuk ka marre vendimin nese Jeremic do te mbetet minister i Jashtem. Ne kete moment jane te hapura te gjitha opsionet qe Jeremic te mbetet ne poziten e tanishme qe Presidenti ti kerkoje te terhiqet si dhe qe vete te jape doreheqje. Danas duke cituar burime zyrtare thekson se Jeremic gjate konsultimeve ne kreun e shtetit te Serbise rreth kerkeses se shteteve me te fuqishme te BE-se qe Beogradi te heqe dore nga propozimi i rezolutes per Kosoven perfaqesonte vijen e ashper. Ai thoshte se duhej marreveshje me BE-ne por zgjidhja perfundimtare duhet te permbaje se paku njerin nga dy parimet themelore kundershtimin e recesioneve te njeanshme dhe thirrjen per dialog mbi te gjitha ceshtjet e hapura. Rezoluta e perbashket e Serbise dhe BE-se nuk permban asnjeren prej tyre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›