E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet me Serbinekreret kosovare Gati por si shtete sovrane

PRISHTINEuml- Kreret kosovare jane shprehur te gatshem te dialogojne me kreret serbe por duke theksuar qe bisedimet te jete ne nivel te shteteve sovrane.
Sipas presidentit Sejdiu bisedimet do te jene gjithmone ne nivel te shteteve sovrane dhe asnjehere ne nivel tjeter. Nga ana tjeter edhe Kryeministri i Kosoves ka perseritur se Prishtina angazhohet per raporte te barabarta me te gjithe fqinjet perfshire edhe me Serbine.
Sejdiu
Rezoluta eshte nje moment i ri dhe shume i rendesishem per Kosoven deklaroi te shtunen presidenti i Republikes Fatmir Sejdiu ne nje konference shtypi ne Aeroprtin Nderkombetar te Prishtines pas kthimit nga Nju-Jorku ku mori pjese ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.
Miratimi i Rezolutes per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se eshte nje moment i ri dhe shume i rendesishem per Kosoven me te cilin permbyllet cikli i te gjitha perpjekjeve te Serbise por edhe te tjereve qe kane hezituar per te pasur procese me dinamike ne kuptimin e njohjes se pavaresise se Republikes se Kosoves dhe me kete evoluohet ne menyren me te mire mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise lidhur shpalljen e pavaresise se Kosoves tha Sejdiu.
Ne tekstin e Rezolutes vijoi Presidenti eshte dhe ftesa per dialog ndermjet Kosoves dhe Serbise.
Kosova asnjehere nuk ka hezituar te bisedoje per tema te rendesishme te interesit te qytetareve te dy vendeve sovrane dhe natyrisht do te bashkepunoje tha ai.
Nder temat qe mund te jene pjese e objektivit te institucioneve te Kosoves Presidenti Sejdiu permendi levizjen e lire te qytetareve parandalimin e krimit te organizuar kthimin e personave te pagjetur bashkepunimin ekonomik bashkepunimeve rajonale si dhe aspekte te tjera qe kane te bejne me bashkepunimet ndermjet vendeve.
Sipas presidentit Sejdiu bisedimet do te jene gjithmone ne nivel te shteteve sovrane dhe asnjehere ne nivel tjeter.
I pyetur nese duhet pasur frike se i eshte premtuar Serbise dicka me shume ne menyre qe te heqe dore nga rezoluta e pare e paraqitur prej saj Presidenti Sejdiu u pergjigj prere Jo nuk ka asnje premtim dhe mos te mbetet askush ne idene apo spekulimet se mund te kete dicka tjeter qe lidhet me ate qe nuk eshte publikuar realisht.
Lidhur me veriun e Mitrovices nese mund te behet fjale per nje status special te kesaj pjese Presidenti Sejdiu tha se nje zgjidhje e tille nuk eshte e pranueshme per institucionet e Kosoves te cilat e kane thene fjalen e tyre dhe dihet qendrimi yne shume i qarte.
Ai deklaroi se ne lidhje me ceshtjen e veriut te vendit nuk do te kete devijim nga realizimi i Pakos se Ahtisaarit. Qendrimi i institucioneve te Kosoves eshte te realizohet Pakoja e Ahtisaarit te investohet shume sikur edhe ne pjeset e tjera por te investohet shume ne projekt te perbashket natyrisht ne bashkepunim edhe me prezencen nderkombetare edhe ne kuptimin e zhvillimit ekonomik tha Sejdiu.
Presidenti Sejdiu u shpreh prere se nuk do te jete teme ceshtja e veriut ne bisedimet e ardhshme. Absolutisht nuk do te jete teme ceshtja e veriut si ceshtje separate por do te jete ceshtja e aksioneve te rendesishme qe duhet te kene institucionet e Kosoves ne bashkepunim me kete kuader tha Sejdiu duke shtuar se ne jemi konsekuent ne zbatimin e projektit te Ahtisaarit dhe eshte e nevojshme dhe nje mbeshtetje e nevojshme edhe nga Republika e Serbise.
Thaci
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka deklaruar se eshte koha qe Serbia ta pranoje realitetin dhe te marre vendimin historik per njohjen e pavaresise se Kosoves.
Ne nje interviste per Radion Evropa e Lire pas miratimit nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se e rezolutes qe hape dyert per bisedime ndermjet Prishtines dhe Beogradit Thaci ka theksuar se kjo eshte zgjidhja e vetme per nje te ardhme me te mire te Kosoves dhe rajonit per bashkepunimin dhe stabilitetin rajonal.
Serbia do ta njohe pavaresine e Kosoves deshi apo nuk deshi Jeremici eshte shprehur Thaci.
Kryeministri i Kosoves ka perseritur se Prishtina angazhohet per raporte te barabarta me te gjithe fqinjet perfshire edhe me Serbine. Ne do te angazhohemi qe te bashkepunojme si dy shtete te pavarura per nje jete me te mire te qytetareve popujve dhe vendeve tona.
Ne jemi te gatshem per takime te drejtperdrejta kushtuar bashkepunimit ndermjet dy shteteve sepse ne kemi pasur takime me presidentet dhe kryeministrat tjere te rajonit. Bashkepunimi eshte politike e shendetshme per vendet tona ka deklaruar Thaci.
I pyetur se si ndihej ne Asamblene e Pergjithshme kur delegacioni i Serbise kerkoi largimin e perfaqesuesve te Prishtines nga salla Thaci ka deklaruar se prania e delegacionit kosovar ne Asamblene e Pergjithshme ishte legjitime. Loja e Serbise ishte loje femijesh. Ishte dic qe ka mund te ndodhe vetem gjate kohes se Luftes se Ftohte.

Mesazhi i Thacit per udheheqjen e Serbise eshte qe njohja e pavaresise se Kosoves sa me pare te jete e mundur eshte zgjedhja me e mire per ta per te ardhmen e Serbise dhe rajonit.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›