KFOR-i do te luftoje strukturat kriminale ne veri

Komandanti i KFOR-it gjenerali gjerman Erhard Bhler tha se situata ne veri te Kosoves per momentin duket e qete por ne kete pjese ka potencial te madh per dhune. Ai tha se disa persona qe veten e quajne perfaqesues politik te serbeve ne veri deshirojne qe gjendja ne veri te mos ndryshoje sepse keshtu u shkon per shtati atyre.
E gjithe kjo behet per pushtet dhe per para. Ata nuk deshirojne te humbasin fuqine dhe pozicionin qe kane dhe deshirojne qe te mbetet kjo situate ku strukturat radikale dhe kriminale te tyre mund te funksionojne tha gjenerali Erhard Bhler. Ai tha se forcat paqerujatese se bashku me policine e misionit EULEX dhe policine e Kosoves do te luftojne strukturat kriminale ne veri te Kosoves sepse ato po ua shkaterrojne jeten edhe shumices se qytetareve te ndershem te asaj pjese.
NATO nuk planifikon reduktime Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bhler ne takim me Stefanoviqin gjate trazirave.
Gjenerali gjerman Erhad Bher konfirmoi se NATO-ja ne kete faze nuk planifikon reduktimin e metejme te trupave te KFOR-it dhe e gjithe kjo per shkak te zhvillimeve qe ndodhen ne veri te Kosoves nje muaj e gjysme me pare. Ai tha se NATO-ja ka nje plan reduktimi per trupat ne Kosove. Por ky plan bazohet ne vleresimet e situates se sigurise dhe per sa kohe ne veri te Kosoves te kete nje situate te tensionuar trupat nuk mund te reduktohen ne kete faze. Gjenerali Bhler tha se faza e ardhshme e reduktimit te trupave te KFOR-it mund te ndodhe ne gjysmen e pare te vitit 2012 - nese shenohet permiresim i situates se sigurise ne veri te Kosoves.
Gjenerali gjerman kete te premte le mandatin e tij njevjecar per ti liruar vendin ne krye te forcave paqerujatese nje gjenerali tjeter gjerman Erhard Drews.
Komandanti i deritashem i KFOR-it duke rikujtuar ngjarjet e 25 korrikut ne veri te Kosoves tha se situata ne ate kohe ka qene shume e keqe ku u shenuan shume incidente me viktima.
Shumica duan jete te qete kriminelet trazojne pune Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Erhard Bhler ndisa here ka folur edhe per DW-ne.
Ai tha se ne baze te nje vleresimi te KFOR-it shumica e njerezve qe jetojne ne ate pjese deshirojne te kene nje jete te qete dhe normale mirepo qetesia e tyre po prishet nga individ kriminel te cilet ne disa raste jane edhe te organizuar.
Keta kriminel dhe strukturat e tyre radikale u imponojne popullates lokale rregullat e tyre tha gjenerali Bhler.
Sipas tij sherbimet e KFOR-it kane nje vit qe po sigurojne informacione mbi aktivitet kriminale ne veri dhe keto te dhena u kane dorezuar policise se Kosoves dhe misionit EULEX te cilat tash po zhvilloje hetime.
Trupat e NATO-s po vazhdojne te patrullojne neper rruget e veriut te Kosoves. Ndersa dy pikat kufitare me Serbine nje dhe 31 vazhdojne te jene pika te izoluara ushtarake ku mallrat e Serbise nuk lejohen te hyjne ne Kosove.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Bahri Cani