Grindje lidhur me flotilen me ndihma per Gazen - Erdogan shpall sanksione te reja kunder Izraelit.

Raportet ushtarake dhe bashkepunimi ne industrine e armatimeve me Izraelin jane pezulluar ne teresi. Ndersa raportet diplomatike jane ulur ne nje nivel me te ulet pas terheqjes se ambasadoreve. Kryeministri i Turqise Recep Tayyip Erdoan ka paralajmeruar ashpersimin e sanksioneve kunder Izraelit per shkak te vrasjes se aktivisteve turq. Erdoan eshte ne vecanti i zemeruar per shkak se Izraeli ka refuzuar te kerkoje falje per vrasjen e te paguaje demshperblim per familjaret e personave te vrare Izraeli deri tani ka shkelur vendimet e Kombeve te Bashkuara dhe eshte sjelle si nje kalama. Izraeli e ben kete gjithmone.
Turqia dhe Izraeli partnere strategjike deri para nje viti e gjysem
Ata se bashku kane luftuar terrorizmin nderkombetar dhe kane pasur nje bashkepunim te ngushte ushtarak ne industrine e armatimit. Turqia eshte vendi i trete me i rendesishem per eksportet izraelite. Ne vitin 2011 jane rritur eksportet ne vlere prej 40 . Ne vitin 2000 keto vende kane nenshkruar marreveshjen per tregti te lire. Ankaraja me deshire do te vazhdonte keto raporte te mira me Izraelin thote ministri i Financave Zafer alayan Marredheniet tona ekonomike me Izraelin mbeten dhe nuk do te kete ndryshime. Kanalet mbeten te hapura dhe e gjitha vazhdon normalisht.
Kryeministri Erdoan ka ritheksuar se marina turke ne te ardhmen do te jete me prezente ne Detin Mesdhe. Ankaraja duket se po mendon edhe mundesine e dergimit te anijeve me ndihma per Rripin e Gazes te cilat do te percilleshin nga marina turke. Pasojat e nje veprimi te tille nuk mund te parashikohen. Prandaj Sekretari i Pergjithshem i OKB Ban Ki Moon u ka bere thirrje te dy vendeve per nderprerjen e grindjeve Shpresoj shume qe Izraeli dhe Turqia do te permiresojne raportet.
Bildunterschrift Mavi Marmara flota me ndihma per Gazen 5 gusht 2010
Edhe pasojat e para te tendosjeve shihen
Numri i turisteve izraelite ne Turqi krahasuar me nje vit me pare ka rene per 60 . Turistet turq thone se jane keqtrajtuar kete fundjave ne Tel Aviv ndersa izraelitet ne Stamboll. Zevendesguvernatori i Stambollit Ahmed Aydin shpjegon
Autoritetet turke nuk kane bere asgje tjeter ndryshe nga koleget e tyre izraelite. Jane shtruar te njejtat pyetje dhe turistet izrealite jane detyruar te presin 15 minuta sikurse edhe turistet nga Turqia ne Izrael.
Aktualisht askush nuk mund te thote me saktesi se deri kur do te vazhdoje kjo loje ashtu sic ma ben ti mua do ta bej une ty.
Autor Reinhard Baumgarten/Bahri Cani
Redaktoi Angjelina Verbica