Arratia e Gedafit dyshohet se iku ne Niger

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Libi deklaroi se nuk ka asnjë kontakt me Nigerin, përsa u takon zërave se kolonel Muamar Gedafi dhe djemtë e tij kanë kaluar kufirin drejt këtij shteti. Kreu i Këshillit në Bengazi, Mustafa Abdul Xhalil theksoi se Nigeri nuk i ka njohur ende autoritetet e reja të Libisë, por këto të fundit kanë besim në zbatimin e ligjeve ndërkombëtare sa i takon azilit të mundshëm të Gedafit në këtë vend.
200 deri në 250 automjete të ushtrisë libiane kaluan kufirin në shkretëtirën që ndan Libinë me Nigerin. Burime nga Franca dhe Nigeri i thanë agjencisë Reuters se mund të bëhet fjalë për një autokolonë që transportonte Gedafin drejt një shteti mik. Zyrtarë amerikanë këmbëngulin se Gedafi ndodhet Libi, ndërsa autokolona transportonte zyrtarë të lartë të ish-regjimit. Burime të tjera thonë se Gedafi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të një iktusi, dhe është larguar drejt Nigerit.
Juli Prifti