E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR i gatshëm për reagim pavarësisht reduktimit

Reduktimi i trupave në janar nuk do të zbeh aftësinë vepruese të KFOR-it. Kështu është shprehur komandanti i misionit ushtarak Markus Bentler, ku shtoi se zvogëlimi i numrit të ushtarëve është përshtatje me gjendjen e krijuar në Kosovë, e cila sipas tij ka përmirësim të jashtëzakonshëm. Nuk ka më nevojë të kemi një numër të madh trupash sa kemi pasur në fillim të përkushtimit ndërkombëtar këtu në Kosovë. Do të kemi një përshtatje graduale me nevojat.

Disa njerëz e quajnë reduktim. Nëse e shikojmë sipas numrave, atëherë PO është reduktim sepse do të ketë më pak ushtarë. Por nëse e shikoni sipas aftësive vepruese të KFOR-it, që unë do të dëshirojë kështu të shihej, ti menaxhoj të gjitha kërcënimet dhe rreziqet që paraqiten që ne i vërejmë këtu, atëherë ne jemi shumë mirë të përgatitur të përballemi me gjithçka që na del përpara, ka thënë Bentler. Në këtë intervistë, komandanti i KFOR-it e vlerësoi pozitivisht zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa u ka bërë apel serbëve të bëhen pjesë e kësaj force.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›