E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa uron Krishtlindjet edhe në gjuhën shqipe

Papa Benedikt ka mbajtur mesazhin tradicional me rastin e Ditës së Krishtlindjeve në Romë disa orë pasi u rrëzua në tokë nga një grua në fillim të meshës. Kriza morale, më shume se ajo ekonomike, po plagos njerëzimin. Ky ka qenë thelbi i mesazhit të Krishtlindjeve të Papa Benediktit XVI, në lozhën e Bazilikës së Vatikanit. Më pas kreu i Selisë së Shenjtë dha bekimin "Urbi et Orbi". Nga sheshi Shën Pjetër në Vatikan, Ati i Shenjtë uroi ne 65 gjuhë të botës Krishtlindjen,

mes të cilave edhe në gjuhën shqipe: Për shume vjet Krishtlindjen!". Papa nuk u lëndua gjatë rrëzimit të enjten në mbrëmje ku një kardinal i moshuar francez theu këmbën. Vatikani tha se gruaja e cila rrëzoi Papën ishte shtruar në spital. Ajo është një 25 vjeçare me shtetësi të dyfishtë italo-zvicerane. Veprimet e saj nuk u shpjeguan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›