E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i largon barrikadat ne Bernjak


Ushtarët e KFOR-it kanë ndërmarrë një aksion blic në oret e para të mëngjesit të sotëm, gjatë të cilit kanë larguar barrikadat e serbëve ne piken kufitare te Bërnjakut.

Burime nga terreni thane per Kosovapress se barrikadat, qe përbëheshin kryesisht nga kamionë të rëndë, jane shtyre prej KFOR-it ne ane te rruges, nderkohe qe disa prej automjeteve jane hedhur edhe neper ara.

“Në këtë aksion që ka ndodhë rreth orës 4.00 të mëngjesit, kanë marrë pjesë numër shumë i madh ushtaresh, ndërsa tani KFOR-i në atë vend ka tërhequr telat me gjemba", pohuan burimet ne fjale.  

Rrugët në veri, Serbët i Veriu i Kosovës"The Economist": Serbia e humbi veriun Kosovë, Engel: KFOR të jetë më seriozRrugët në veri, Serbët i lirojnë pjesërisht lirojnë pjesërisht

Gjatë së enjtes serbët kanë liruar pjesërisht rrugët e veriut. Në autostraden Mitrovicë – Zubin Potok që çon në portën kufitare 31 në Bërnjak, ku pranë barrikadave vetëm një ane e rruges se kalimit është i lirë për qarkullim, por jo për të gjithë. Vetëm KFOR-i mund ta shfrytëzojë këtë për të bërë furnizime për ushtarët e vet, ndërsa përjashtim bëjnë edhe veturat e serbëve.

Ndërsa, doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës, janë dërguar sërish me helikopterë të EULEX-it në vendin e tyre të punës, në portat kufitare veriore.  Megjithë hapjen e pjesshme të rrugës për në Bërnjak, barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë, ndërsa pranë tyre edhe serbët.

“Nuk e kemi mbaruar punën. Barrikadat mbeten, ndërsa qytetarët do të vazhdojnë kujdestaritë në numër të njëjtë për të vëzhguar situatën. Nëse KFOR-i në ndonjë mënyrë keqpërdor këtë mundësi, qytetarët me
trupat e tyre do të pengojnë qarkullimin e tyre”, është shprehur gjatë së enjtes kryetari ilegal i Zubin Potokut, Sllavisha Ristic.

Ndërsa, në autostraden tjetër, atë që dërgon në portën kufitare 1 në Jarinjë të Leposavicit, rruga nuk është hapur  ende dhe kjo konfirmohet nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën, Besim Hoti.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, “pasuria”, FOL: Zyrtarët e fshehin
Askush nuk e di saktë se pa ‘peshon’ pasuria e kryeministrin të Kosovës, kryetarit të parlamenti, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Por, edhe më i çuditshëm është fakti që edhe vetë drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ende nuk e ka deklaruar pasurinë e tij në formularët e vitit 2010.
Marrëveshja me Serbinë, Kosova kritikon Shqipërinë
Teksa në Shqipëri diskutohej marrëveshja për lëvizjen e lirë me Serbinë, në Kosovë Kuvendi diskutonte pikërisht për problemet e lëvizjes në veriun e saj, probleme këto të cilat përkrahen nga Beogradi zyrtar.
Monografia e Rexhep Ferrit
Rexhep Ferri i takon brezit të piktorëve modernistë të Kosovës dhe është njëri ndër personalitetet më të spikatura, përkrah artistëve të tjerë të shquar të këtij brezi. Kështu deklaruan të pranishimit gjatë promovimit të monografisë së Gëzim Qëndros kushtuar akademikut Rexhep Ferri.
Dacic: Të kërkojmë hapur veriun e Kosovës
Zëvendëskryeministri serb Ivica Dacic ka deklaruar se ka ardhur koha që Serbia të thotë qartë dhe fortë se qëllimi i saj është përvetësimi i serbëve në veri të Kosovës. Engel: KFOR-i, jo ultimatume të kota
Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se KFOR-i duhet të ndërmarrë veprime konkrete dhe jo të japë ultimatume të panevojshme.

Lajmet kryesore

Vrasja në argjendari, pranga 27-vjecarit
Arrestohet shtetasi kosovar i dyshuar
Tunizi, rikthehen protestat e dhunshme në rrugë
Obama përshëndet paktin; Sarkozy: Gabim që pranuam Greqinë
Jep dorëheqjen Shaban Memia?

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›