E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të nominuarit e çmimeve KULT

Akademia KULT sjell për të shtatin vit radhazi “Çmimet Kult”, të vetmet çmime kulturore kombëtare vjetore. Ky aktivitet, tashmë i kthyer në traditë, sjell në konkurrim artistët më të mirë të artit dhe kulturës shqiptare. Edicioni i shtatë sjell në garë 48 artistë, të cilët konkurrojnë në 12 fusha: Artisti Pamor i Vitit, Regjisori i Vitit, Dokumentari i Vitit, Aktori i Vitit, Aktorja e Vitit, Instrumentisti i Vitit, Balerini i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit, Albumi Muzikor i Vitit, Libri Artistik, Libri Studimor, Përkthimi i Vitit. Çmimet për artistët më të mirë të vitit janë rezultat i punës njëvjeçare të gazetarëve të revistës “Kult”, revista e vetme kulturore në vend, e cila mund të quhet me të drejtë një promotor i ideve, koncepteve dhe ngjarjeve në fushën e artit dhe kulturës. Duke qenë një përçues i denjë i ideve&koncepteve të reja, duke pasqyruar saktësisht elementet e traditës me veçoritë e reja që zënë vend në jetën artistike, Akademia Kult vëren me kënaqësi se këtë vit, kandidatët-garues janë të moshave të ndryshme, çka nënkupton një fillesë artistike që premton vazhdimësinë e brezit me pjekuri dhe eksperiencë artistike. Nata finale e “Çmimeve Kult 2011” do të zhvillohet më 31 tetor në Pallatin e Kongreseve.

Të nominuarit në 12 fusha të artit

ARTISTI PAMOR I VITIT

Ledia Kostandini - ekspozitë e përbashkët “Ardhje 2010” - Galeri “Zeta”

Lekë Tasi - ekspozitë personale pikture me kompozime - Galeri “DidArt”

Pashk Përvathi - ekspozitë personale pikture – Galeria Kombëtare e Arteve

Stefan Taçi - ekspozitë personale pikture “Na ishte njëherë Tirana (1973-2010)” - Galeri “Kledio”

INTERPRETUESI LIRIK I VITIT

Armando Likaj (Hofman) - “Përrallat e Hofmanit”

Inva Mula (Olimpia, Antonia, Xhuljeta) – “Përrallat e Hofmanit”

Mariana Leka (Desdemona)- “Otello”

Vikena Kamenica (Nicklausse, Muse) – “Përrallat e Hofmanit”

INSTRUMENTISTI I VITIT

Kuintet me kitarë+violinë+violë+violonçel

Admir Doçi (kitarë), Blerta Ristani Jakova (violinë), Jadvina Vani (violinë), Albana Kola (violë), Aristidh Prosi (violonçel) - koncert me pjesë nga Mario Castelnuovo –Tedessco, Franz Schubert etj. Tirana

Elda Laro (piano) - koncert recital me muzikë të Bahut, Beethovenit, Fieldit dhe Shopenit

Kristina (Petrollari) Laço (piano) - koncert me orkestrën e RTSH-së me pjesë nga I.Tchaikovsky: “Koncert për piano Nr. 1 në si bemol”

Mialtin Zhezha (violinë & violë) – koncert recital

ALBUMI MUZIKOR I VITIT

Blero – “Tara”

Endri dhe Stefi, Vëllezërit korçarë – “Dua të më tregosh”

Irma Libohova – “Pranga Malli”

Shpat Deda – “Molla e parë”

AKTORJA E VITIT

Eftiola Laçka (Thjeshtra) - “Gjashtë personazhe kërkojnë autor”

Klodjana Keco (Ana Kristi) - “Ana Kristi”

Luli Bitri (Roboti Kloe) - “Më e vërtetë se e vërteta”, një robot për dashurinë

Sanije Hoti (Doktor Adhamudhi) - “Pas vdekjes”

REGJIA E VITIT

Hervin Çuli - “Pas vdekjes”

Mehmet Xhelili - “Gjashtë personazhe kërkojnë autor”

Rozina Kostani - “Më e vërtetë se e vërteta”, një robot për dashurinë

Stefan Çapaliku - “Birrë, gozhdë dhe sapun”

AKTORI I VITIT

Bujar Asqeriu (Doktor Gurameto) - “Darka e gabuar”

Fatos Sela (Babai) - “Gjashtë personazhe kërkojnë autor”

Lulzim Zeqja (Kristi) - “Playboy i trojeve tona”

Neritan Liçaj (Francesco) – “Më e vërtetë se e vërteta”, një robot për dashurinë

BALERINI I VITIT

Elton Cefa – “Parfumi”

Ervis Nallbani – “Carmen”

Greta Hushi – “Arrëthyesi”

Ledia Sulaj - “Arrëthyesi”

FILMI DOKUMENTAR

Kujtim Gjonaj - “Ëndrra e Çamërisë”

Donika Mustafaj – “Fëmijëria peng dhe fëmijëria e humbur”

Engjëll Ndocaj – “Një papë shqiptar”

Ylli Drishti – “Taso”

LIBRI STUDIMOR

Artan Fuga – “Monolog: mediat dhe propaganda totalitare”

Aurel Plasari – “Skënderbeu: një histori politike”

Pëllumb Xhufi – “Shekulli i Voskopojës: (1669-1769)”

Sabri Hamiti – “Poetika shqipe”

LIBRI ARTISTIK

Albana Shala – “Parajsa është e portokalltë” - poezi

Lindita Arapi – “Vajzat me çelës në qafë” - roman

Preç Zogaj – “Nuk ndodh asgjë veç dashurisë...” - poezi

Rudi Erebara – “Vezët e Thëllëzave” - roman

PERKTHIMI

Ardian Klosi/ Franz Kafka – “Vepra e plotë në prozën e shkurtër” – tregime

Bajram Karabolli/ Mario Vargas Llosa – “Festa e Cjapit” - roman

Jonila Godole/ Rainer Maria Rilke – “Elegji Duine” – poemë

Saverina Pasho/ Michel Houellebecq – “Ishulli i mundshëm” - roman

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›