KFOR-i mbyll një kalim ilegal në afërsi të Bërnjakut

“Ky operacion është kryer në mënyrë që të kontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurt, duke parandaluar lëvizjet e paautorizuara përgjatë vijës kufitare”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Aksioni i KFOR-it, si edhe herave të tjera, ka hasur në kundërshtimin e popullatës lokale serbe.
Strukturat paralele të pushtetit kanë lëshuar sirenat e alarmit, duke ftuar popullatën të dalë në kundërshtim të aksionit të forcave paqeruajtëse.
Sipas mediave serbe, dy pjesëtarë të komunitetit serb janë plagosur gjatë këtyre përpjekjeve për ta penguar KFOR-in. Plagët thuhet se janë të lehta dhe se ata janë lëshuar në shtëpi pas ndihmës së parë që kanë marrë në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok.
Në anën tjetër, në komunikatën e KFOR-it thuhet se kjo forcë nuk mund t’i konfirmojë raportimet që flasin për lëndimet e njerëzve, në momentin kur trupat e KFOR-it kanë shtënë në ajër tre plumba gome, për të penguar protestuesit nga hyrja mbi automjetet e KFOR-it.
“Mund të deklarojmë që situata e përgjithshme mbetet e qetë”, thuhet në komunikatën e misionit paqeruajtës të NATO-s.
KFOR-i mbyll një kalim ilegal, serbët protestojnë
Aksioni i KFOR-it për të mbyllur fizikisht vendkalimet e paautorizuara në afërsi të vendkalimit kufitar Bërnjak, ka hasur në kundërshtimin e popullatës lokale serbe.
Strukturat paralele të pushtetit kanë lëshuar sirenat, duke ftuar popullatën të dalë në kundërshtim të aksionit të forcave paqeruajtëse.
Sipas mediave serbe, dy pjesëtarë të komunitetit serb janë plagosur gjatë përpjekjeve për ta penguar KFOR-in.
Plagët thuhet se janë të lehta dhe se ata janë lëshuar në shtëpi pas ndihmës së parë që kanë marrë në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok, transmeton Rel.
Forca e KFOR-it ka vendosur disa pika kontrolli të automjeteve dhe ka bërë kordonin e disa zonave për shkaqe sigurie.
“Ky aktivitet bëhet në mbështetje të operacioneve që kanë të bëjnë me mbylljen fizike të pikave të paautorizuara kufitare”, thuhet në komunikatën e misionit paqeruajtës të NATO-s.
KFOR-i mbyll kalimin ilegal të kufirit në afërsi të Bënjakut
KFOR-i në orët e mëngjesit ka filluar një operacion për të mbyllur fizikisht vendkalimet e paautorizuara në afërsi të Bërnjakut.
"Ky operacion është duke u kryer, në mënyrë që të kontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurt, duke parandaluar lëvizjet e paautorizuara përgjatë vijës kufitare”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Që nga ora 05:30 e mëngjesit, KFOR-i ka vendosur disa pika kontrolli të automjeteve dhe ka bërë kordonin e disa zonave për shkaqe sigurie.
“Ky aktivitet bëhet në mbështetje të operacioneve që kanë të bëjnë me mbylljen fizike të pikave të paautorizuara kufitare”, vijon komunikata.
Pas përfundimit të operacionit, KFOR-i njofton se pikat e kontrollit të automjeteve do të largohen dhe kordonet përreth zonave të siguruara do të hiqen.
Në vazhdën e këtij operacioni nuk është raportuar asnjë incident.
Ky vendkalim i paautorizuar së shpejti do të jetë i pakalueshëm për shkak të barrierës fizike të vendosur nga KFOR-i, thuhet në komunikatë ku potencohet po ashtu se operacioni është në pajtueshmëri të plotë me kornizën e misionit paqeruajtës të NATO-s.