E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së pari zbatimi

Qeveria e Kosovës është përgatitur t’i japë përgjigje nismës së Robert Cooperit për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Edita Tahiri thotë se pa zbatimin e marrëveshjeve nuk do të ketë takime të reja mes palëve. Në Beograd, Presidenti Tomislav Nikolic ka thënë se Serbia është e gatshme për kompromis. Por, zyrtarë të BE’së thonë se para vjeshtës vështirë se do të ketë takime të reja mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lehtësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Robert Cooper, kur të vjen në Prishtinë, do të dëgjojë kushtëzimin e palës kosovare se pa zbatimin e marrëveshjes nuk do të ketë dialog të ri me Beogradin.

Burime të Express kanë thënë se Cooper do të vizitojë javën e ardhshme Serbinë, e pastaj Kosovën në kuadër të përpjekjes së tij për të rifilluar dialogun.

“Cooper do të kërkojë rifillimin e dialogut dhe njëkohësisht edhe zbatimin e marrëveshjeve nga të dyja palët”, ka thënë një zyrtar i BE’së në kusht anonimiteti.

Megjithëkëtë, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë të premten se Qeveria e Kosovës ka vendosur të mos bisedojë me palën serbe pa u zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel.

Ajo ka thënë se s’ka kurrfarë arsyeje të bisedohet më tutje pa u zbatuar shtatë marrëveshjet, të cilat kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë, menaxhimin e integruar të kufijve, njohjen e diplomave, kthimin e regjistrave kadastralë etj.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›