E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i mirepret largimin e barrikadave ne veriun e Kosoves

Forcat paqeruajtese te NATO-s ne Kosove e kane mirepritur vendimin e serbeve  te veriut per fillimin e largimit te barrikadave ne veriun e Kosoves. Ne nje komunikate per opinion te kesaj force thuhet se largimi i pengesave nga popullata eshte kerkuar nga forcat paqeruajtese gjate disa javeve dhe kjo paraqet nje hap perpara.

Ne komunikate me tej thuhet se KFOR-i ne menyre qe te pershpejtoje aksionin ka ndihmuar ne largimin e zhavorrit duke perdorur mjete te renda.

Forcat paqeruajtese kane bere te ditur se nga dita e sotme se bashku me Policine e Kosoves do ta vendosin nje pike kontrolli per automjete ne menyre qe te sigurohet ambient i qete dhe i sigurt ne luginen e Zubin Potokut thuhet ne komunikaten e KFOR-it.

Serbet ne veriun e Kosoves filluan sot zhbllokimin e rruges qe con drejt vendkalimit kufitar ndermjet Kosoves dhe Serbise ne Jarinje. Largimi i barrikadave pasoi takimin ne mes te perfaqesuesve te serbeve lokal dhe perfaqesuesve te trupave paqeruajtese te NATO-s per mundesine e qarkullimit te lire ne ate pjese te Kosoves.

Fillimi i largimit te barrikadave vjen pas arritjes se marreveshjes ndermjet Kosoves e Serbise per menaxhimin e perbashket te vendkalimeve kufitare te arritur javen e kaluar ne Bruksel.

Nderkaq sot ministrat e jashtem te Bashkimit Evropian pritet te japin mendimin lidhur me dhenien e udherrefyesit per liberalizimin e vizave per Kosoven dhe vendimin per dhenien e statusit te kandidatit Beogradit per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Autoritetet serbe shpresojne te marrin statusin e kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian pas marreveshjes se arritur me Kosoven per menaxhimin e perbashket te vendkalimeve kufitare nje prej ceshtjeve me te mprehta ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian.

Perparimi ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian eshte pare si kusht themelor per Serbine qe te fitoje statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian.  Por vendet e Bashkimit Evropian jane te ndara rreth kesaj ceshtjeje per shkak te dhunes ne veriun e Kosoves ku gjate javes se kaluar disa dhjetera ushtare te NATO-s u plagosen ne perleshje me protestuesit serbe qe kundershtojne shtrirjen e autoritetit te Prishtines ne ate zone.

Serbet ne veriun e Kosoves kane vendosur barrikada qe nga muaji korrik kur qeveria e Kosoves u perpoq te merrte nen kontroll vendkalimet kufitare me Serbine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›