Albumi “21” i Adele më i shituri në Britani
BRITANI – Albumi “21” i këngëtares Adele rezulton të jetë më i shituri në Britaninë e Madhe, duke lënë pas albumin “Back to Black” të këngëtares së ndjerë Amy Winehouse.
Adele është bërë kështu këngëtarja e parë në Britani që ka tejkaluar albumin “Back to Black”, që renditej i pari prej kohësh, në klasifikimin e albumeve më të shitura.
Sipas rezultateve zyrtare, albumi “21” është shitur në 3.4 milionë kopje, që pas publikimit në muajin janar të këtij viti, ndërsa “Back to Black” është shitur në 3.3 milionë kopje.
(er.nu/BalkanWeb)