E Diel, 1 Nëntor 2026

Titanik, fakte të reja në dritë: Vendimi i timonierit fatal!

SHBA- Tragjedia e Titanikut pasurohet me fakte të reja. Nga hetimet e dy studiuesve amerikan të publikuar në 'Sunday Telegraph' del në dritë fakti se shkak i fundosjes së anijes nuk ishte ajsbergu, por pavëndosshmëria e timonierit, i cili priti shumë për të marrë vendimin e duhur, që në fakt rezultoi fatal. Pavendosmëria sipas studiuesve zgjati 30 sekonda dhe sipas tyre nëse nuk do kishte zgjatur kaq shumë atëherë gjërat do kishin shkuar ndryshe.

Studimi është publikuar në 'Sunday Telegraph 'dhe është në kontrast me konkluzionet hetimore të 'Wreck Inquiry', ku këmbëngulet se timonieri ka ndryshuar menjëherë drejtimin e anijes sapo ka parë copëzën e madhe të akullit të afrohej.

Studim i ri bazohet mbi dëshmitë e marinarit Fredrick Fleeti, i cili ka dhënë i pari njoftimin për afrimin e ajsbergut. Studimi thekson se është pavendosmëria e timonierit, William Murdoch, marinari i parë i anijes Titanik, që në mbëmjen e 14  prillit të 1912, kur ishte në turn në kabinën e drejtimit pasi është lajmëruar për masën  bardhë prej akulli gjikand, nuk pati gjaktëftohtësinë për të marrë vendimin e duhur menjëherë.

Ai që kontribuoi në përmasat e përplasjes, sipas studiuesve ishte edhe kapiteni Edward Smith, fai i të cilit ishte që nuk ndali në kohë anijen pas përplasjes me ajsbergun, duke ndjekur këmbënguljen e presidentit të 'White Star', Bruce Ismay, i cili nuk dëshironte të shkatërronte imazhin e shoqërisë lundruese. Titanik u mbyt në 14 prill 1912, ndërkohë që bilanci tragjik i tij ishte humbja e jetëve për 1496 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›