KFOR-i terhiqet dhe paralajmeron

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka deklaruar ne mbledhjen e qeverise se autoritetet kosovare nuk do te negociojne me Serbine dhe askend tjeter per integritetin dhe sigurine e vendit. Ai tha se ne te ardhmen do te ndermerren masa ndaj zyrtareve te Serbise qe duan te futen ne Kosove. Serbet kane vazhduar bllokaden e disa rrugeve edhe gjate nates se kaluar. Komandanti i KFOR-it Erhard Buumlhler theksoi se forcat paqeruajtese do te mbeten ne veri te Kosoves. Ai beri te ditur se terheqja e mbremshme para barrikadave te serbeve ne Rudare ishte vetem shenje e vullnetit te mire per qetesimin e situates. Por ne te ardhmen nuk do te tolerohet asnje bllokade.
Terheqja e KFOR-it
Serbet qe kane bllokuar rruget thone se ne kete menyre duan te mbrojne qytetaret e tyre ne veri te vendit. Buumlhler tha ne nje konference per media ne Mitrovice se ruajtja e jetes se qytetareve dhe ruajtja e paqes ishin dy arsyet kryesore pse KFOR-i vendosi qe kesaj radhe te mos largoje barrikadat me dhune
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komandanti i KFOR-it Erhard Bhler. bdquoEumlshte nje keqkuptim i madh sepse ne nuk jemi terhequr nga pikekalimet kufitare 1 dhe 31. Akoma qendrojme atje ne pozicione dhe me numer te madh ushtaresh. Kishim probleme me barrikada ne rruge vecanerisht ne fshatin Rudare. Per te mbrojtur qytetaret te cilet kane protestuar qete hoqa dore nga hapja e rruges me force. Por ua bera te gjitheve te qarte se kjo eshte hera e fundit dhe nuk do te kete here te dyte paralajmeroi gjenerali gjerman Buumlhler.
Ai beri te ditur se per shkaqe humanitare do te lejohet ne te ardhmen vetem kalimi i njerezve me automjete te vogla ndersa kamionet do te ndalohen. Barrikadat e serbeve ne rruge vijne si reagim ndaj forcave te NATO-s te cilat te enjten moren kontrollin mbi pikat kufitare ne brezin kufitar Kosove-Serbi.
Sot seanca e parlamentit te Serbise
Pas nje kontrolli prej gjysem ore ne kufi mbreme ne mesnate nga Kosova jane larguar udheheqesi i delegacionit serb ne dialogun me Prishtinen Borislav Stefanoviq dhe ministri serb per Kosoven Goran Bogdanoviq. Ata do te marrin pjese ne seancen e sotme te parlamentit te Serbise kushtuar gjendjes ne Kosove. Presidenti serb Boris Tadiq ka bere thirrje ne nje interviste per televionin B92 qe kjo seance ti sherbeje qetesimit te gjendjes dhe te mos shfrytezohet prej partive politike apo individeve per qellime politike.
Autor Ajete Beqiraj/Bahri Cani
Redaktoi E. Xhani