KFOR, operacione në Veri, largon barrikadat në 3 fshatra

Barrikadat ishin vendosur nga serbët në tre fshatra në Leposaviq
Ushtarët e kontigjentit amerikan të KFOR-it, që janë të vendosur në veriun e Kosovës, të kanë ndërmarrë një aksion për të liruar rrugën që të con në tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit - Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë e Vllahi. KFOR-i ka larguar barrikadat, të cilat 48 orë më parë i kishin vendosur grupet serbe, duke bllokuar tërësisht banorët shqiptarë të Leposaviqit. Heqjen e barrikadave të vendosura nga grupe serbësh dy net më parë e kanë konfirmuar dhe banorët e fshatit Bistricë.
Largimin e barrikadave nga ane e KFOR-it në rruga, që të shpie për tri fshatra shqiptare të Leposaviqit, e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Zëdhënësi I policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka sqaruar se KFOR-i ka larguar barrikadat, që janë vendosur nga grupe serbësh, në rrugën që të shpie për në tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. Të premten, në orët e vona të pasdites, banorët shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, që mbetën të izoluar nga barrikadat serbe, bashkërisht kanë ndërmarrë iniciativë për largimin e një barrikadë nga rruga e tyre. Por, për shkak të defektit në buldozer, u detyruan të heqin dorë nga qëllimi.