E Diel, 1 Nëntor 2026

KH: Serbia tenton të ndajë Kosovën dhe Bosnjen

Beograd - Këshilli i Helsnikit në Beograd, në një raport për politikën e jashtme të Serbisë thotë se kjo ministri për synimi bazik e ka idenë e “rikomponimit të Ballkanit”, që përfshin ndarjen e Bosnjës dhe të Kosovës. Në dokumentin “Politika e jashtme: Pa koncept”, thuhet se mungesa e konceptit strartegjik të zhvillimit të vendit, karkaterizon dinamikën e brendshme të Seerbisë që nga vrasja e kryeministrit Gjingjiq më 2003, dhe se kjo shquhet në mënyrë më të qartë në fushën e politikës së jashtme.

Raporti thotë se Serbia kërkon aleatë në regjimet më autoritare në Afrikë dhe në Azi , të cilat nuk kanë ndonjë interes as për Kosovën, as për Serbinë , por se u konvenon që të kenë mbështetje në mbrojtjen e interesave të tyre në OKB dhe në ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar. Politika e jashtme e Serbisë është e fokusuar në pengimin e njohjeve të Kosovës, ndërsa janë lënë anash integrimet evopiane, vlerësohet në raportin e Këshillit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›