Peshat e rënda, Klitschko mbron titullin kampion
Ukrainasi Vladimir Klitschko ka mbrojtur titullin e kampionit botëror në peshë të rëndë, duke mundur boksierin nga Uzbekistani Ruslan Çagaev. Klitschko e mundi kundërshtarin me nokaut teknik pas nëntë rundesh që u zhvilluan para 61 mijë spektatorëve.
Kampioni i IBF-së dhe WBO-së ka shtuar edhe rripin Ring Magazine duke e rrëzuar uzbekistanezin që në raundin e dytë, ndërsa në raundin e tetë i shkaktoi një plagë të hapur në syrin e majtë.
Kështu, gjyqtari Eddie Cotton ndërpreu ndeshjen në raundin e nëntë duke e shpallur ukrainasin Klitschko fitues me ‘nokaut teknik’.