E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Blinken dhe homologu i tij britanik Lammy mbërrijnë në Ukrainë

KIEV, 11 shtator /ATSH-AA/ – Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony dhe sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, mbërritën në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Blinken dhe Lammy u pritën në stacionin e trenit në Kiev nga zyrtarët ukrainas. Ata do të marrin pjesë në Samitin e 4-t të Platformës së Krimesë e cila do të mbahet në Kiev.

Në Kiev kanë mbërritur mëngjesin e sotëm edhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, presidentja e Letonisë, Evika Silina dhe kreu i senatit të Çekisë, Milos Vystrcil për të marrë pjesë në samit.    /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›