KIEV – MB i akordon Ukrainës 700 milionë euro ndihma ushtarake

KIEV, 11 shtator /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, duke vizituar Kievin së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën prej 600 milionë paund (mbi 700 milionë euro).
Qindra raketa të mbrojtjes ajrore, dhjetëra mijëra predha artilerie dhe mjete të blinduara pritet të dorëzohen deri në fund të vitit.
”Krahas Shteteve të Bashkuara, ne jemi të përkushtuar t’i japim Ukrainës atë që i nevojitet për t’i rezistuar pushtimit të paligjshëm të Rusisë”, theksoi Lammy. /os/