E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Dhoma e Lartë gjermane mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE

KIEV, 25 qershor /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi sot bisedime me presidenten e Dhomës së Lartë parlamentare të Gjermanisë, Bundesrat Manuela Schwesig në Kiev.

Gjatë diskutimit të tyre prej një ore, Schwesig u shpreh në favor të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe mbështetjes së mëtejshme ushtarake dhe ekonomike për vendin.

Takimi u zhvillua sot para fillimit zyrtar të negociatave të pranimit të Ukrainës në BE në Luksemburg.

Përveç rolit të saj në Bundesrat, Schwesig është gjithashtu kryeministrja e shtetit verilindor gjerman të Mecklenburg-Vorpommern.

Bundesrat përfaqëson 16 shtetet federale të Gjermanisë në nivel kombëtar.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Ukrainën, por edhe për Bashkimin Evropian. Landet e Gjermanisë e mbështesin anëtarësimin e Kievit”, tha Schwesig.

Gjatë bisedimeve u diskutuan edhe partneritetet rajonale. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›