KIEV – Disa të vrarë pas një sulmi rus me dron në Dnipro

KIEV, 29 mars /ATSH-DPA/ – Të paktën katër persona u vranë dhe 21 u plagosën në një sulm rus me dron në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, thanë sot autoritetet lokale.
Guvernatori ushtarak i rajonit të Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, tha se ”kishte shpërthime, disa zjarre dhe dëme të rënda në qytet”.
Ai ka publikuar foto nga rrënimi në kanalin e tij në Telegram.
”Ishte një natë e vështirë”, ka shkruar ai.
Sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë vazhduar javët e fundit pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të krijuar një armëpushim në konflikt, më shumë se tre vjet pas pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022.
”Incidenti i fundit në Dnipro bëri që Moska të nisi 24 sulme me dronë, shumica e të cilëve u rrëzuan”, thanë autoritetet ukrainase.
Lysak tha se 13 persona kishin nevojë për trajtim spitalor për lëndime, me disa shtëpi të shkatërruara nga zjarret.
Blloqe kullash dhe ndërtesa publike u dëmtuan dhe një zjarr shpërtheu gjithashtu në një kompleks restorantesh.
”Dhjetëra makina u shkatërruan”, shtoi ai.
Qyteti industrial i Dnipros është shënjestruar vazhdimisht nga sulmet ajrore ruse./ a.jor.