E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Në Shqipërinë 2030 të ardhurat për frymë, 15 mijë euro

TIRANË, 29 mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030” theksoi se ”kur ne e morëm detyrën, u përballëm me një gropë borxhesh të fshehura ndaj kompanive të angazhuara në investime publike”,

Rama vuri në dukje se “40 milionë euro ishte vetëm borxhi ndaj kompanive furnitore që nuk çonin më ilaçe. Shkumësa dhe shkolla, nuk kishin shkumësa në shkolla, sepse nuk çonin më furnitorë dhe borxhi publik kërcënues ishte thuajse 80%”. Sot, borxhi publik është ulur nën 60 dhe është 55% sot borxhi publik”.

“Pra, sot në një borxh 55%, jemi në parametrat e një shteti normal dhe serioz në administrimin e financave të veta. Dhe nuk kemi asnjë borxh të fshehur ndaj askujt.  Në raportin e fundit të Bashkimit Europian, i cili nuk bën vlerësime politike, i cili nuk bën vlerësime elektorale, i cili nuk bën vlerësime opozitare apo qeveritare, por bën vlerësime profesionale dhe objektive, Shqipëria cilësohet vendi me administrimin më të mirë të financave publike në rajon. Sot, kreditë e këqija i kemi ulur nga një nivel i frikshëm, 25% ishin kredi të këqija nëpër banka, një kërcënim i drejtpërdrejtë për bankat në nivelin normal, më pak se 5%”, theksoi Kreu i Ekzekutivit,

Gjithashtu, Rama nënvizoi se “të ardhurat për frymë në tre mandate i kemi trefishuar kur morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3324 euro, sot të ardhurat për frymë janë 10342 euro dhe në Shqipërinë 2030 të ardhurat për frymë do të 5-fishohen në raport me nga u nisëm dhe do të jenë 15 mijë euro”.

Kreu i Ekzekutivit tha se “kur morën detyrën, Prodhimi i Brendshëm Bruto, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar, gjithçka që prodhonte Shqipëria ishte 9.6 miliardë euro, sot është 25 miliardë euro. E kemi rritur Prodhimin e Përgjithshëm dy herë e gjysmë. Shqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë eurosh”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›