RUSI – Moska po përgatit një ofensivë përgjatë vijës së parë të frontit

MOSKË, 29 mars /ATSH-ANSA/ – Forcat ruse po përgatiten të nisin një ofensivë të re ushtarake në javët e ardhshme për të maksimizuar presionin ndaj Ukrainës dhe për të forcuar pozicionin negociator të Kremlinit në bisedimet e armëpushimit.
AP raporton se, sipas analistëve dhe komandantëve ushtarakë, me afrimin e sezonit të luftimeve të pranverës, Kremlini po shqyrton një ofensivë të shumëfishtë përgjatë vijës së frontit, 1 000 kilometra të gjatë.
Ditët e fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Moska po përgatitej për ofensivë në rajonet e Sumy, Kharkiv dhe Zaporizhia./ /os/