E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Harris viziton Ukrainën, ndërsa Irlanda financon miliona euro për vendin e përfshirë nga lufta

KIEV, 4 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri irlandez, Simon Harris do të takohet sot me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev, ndërsa Irlanda përgatitet të njoftojë miliona euro, në një financim të ri për Ukrainën.

Vizita e sotme vjen një ditë pasi të paktën 50 persona u vranë dhe 200 u plagosën, kur dy raketa balistike ruse goditën një strukturë dhe spitalin e stërvitjes ushtarake në Poltava, 320 kilometra në juglindje të Kievit.

Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse ruse që nga fillimi i luftës.

Incidenti ndodhi pasi forcat ukrainase u përpoqën të siguronin territorin në rajonin kufitar të Rusisë Kursk pas një inkursioni të papritur që filloi muajin e kaluar – dhe ndërsa ushtria ruse po lëviz më thellë në Ukrainën lindore.

Harris dhe Zelensky do të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë një takimi dypalësh në kryeqytetin ukrainas.

Udhëheqësi irlandez do të vizitojë zonat e bombarduara nga Rusia dhe gjithashtu do të takohet me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal.

Harris tha se “unë dua të shoh me sytë e mi ndikimin e luftës në Evropës”.

Ai do të njoftojë gjithashtu 43 milionë euro ndihmë për Ukrainën, e përbërë nga një alokim i ri prej 36 milionë euro nga organizata ”Irish Aid” dhe 7 milionë euro për projektet e Bankës Evropiane të Investimeve./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›