E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – SHBA akuzon Sinwar dhe liderë të tjerë të Hamasit për terrorizëm

UASHINGTON, 4 shtator /ATSH-ANSA/ – Drejtësia amerikane ka akuzuar disa liderë të Hamasit për terrorizëm, përfshirë Yahya Sinvar, për masakrën e 7 tetorit, është ajo që del nga disa dokumente gjyqësore.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi akuza penale kundër liderit të Hamasit, Yahya Sinwar dhe militantëve të tjerë në lidhje me masakrën e 7 tetorit 2023 në Izrael.

Aktakuza e ngritur në gjykatën federale në Nju Jork përfshin akuzat për komplot, mbështetje materiale si dhe krijimin e një organizate terroriste, me pasojë vdekjen.

“Akuzat e deklasifikuara sot janë vetëm pjesë e përpjekjeve tona për të synuar çdo aspekt të operacioneve të Hamasit”, tha në një deklaratë video, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

“Këto veprime nuk do të jenë të fundit”, siguroi ai./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›