E Diel, 1 Nëntor 2026

KIEV – Jep dorëheqjen shefi i Kabinetit të Zelensky mes hetimeve për korrupsion

KIEV, 28 nëntor  /ATSH-DPA/ – Shefi i Kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, ka dhënë dorëheqjen pasi hetuesit e agjencive antikorrupsion kryen kontrolle në banesën e tij, bëri të ditur sot presidenti Volodymyr Zelensky në një mesazh video.

Zelensky tha se Yermak ka nënshkruar tashmë deklaratën e dorëheqjes dhe njoftoi se së shpejti do të ketë një ristrukturim të plotë të zyrës së presidentit.

“Dua të mos ketë thashetheme apo spekulime”, theksoi Zelensky, duke shtuar se do të zhvillojë nesër bisedime me kandidatët e mundshëm për pasuesin e Yermak.

Ukraina, e cila prej më shumë se tre vitesh e gjysmë po përballet me një pushtim të gjithanshëm rus, është tronditur prej javësh nga një skandal ryshfeti që ka prekur nivelet e larta të shtetit. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›