E Hënë, 2 Nëntor 2026

KIEV – Pesë të vrarë nga shpërthimi i një mine në veri të Ukrainës

KIEV, 31 tetor /ATSH-DPA/ – Të paktën pesë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën kur një automjet shpërtheu mbi një minë në në veri të Ukrainës, njoftoi sot policia.

Shpërthimi ndodhi në një zonë kufitare pranë Bjellorusisë, kur automjeti kaloi mbi një mjet shpërthyes në një territor të minuar, thuhet në deklaratën e policisë.

Viktimat, të gjithë meshkuj të moshës mes 19 dhe 65 vjeç,, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të plagosur u dërguan në spital.

Fotot e publikuara nga hetuesit treguan mbetjet e automjetit në rajonin e Zhytomyr dhe një tabelë paralajmëruese në një pemë aty pranë që sinjalizonte rrezikun nga minat.

Ndërkohë, sulme të reja me artileri dhe dronë rusë vranë disa civilë në pjesë të tjera të vendit.

Sipas autoriteve lokale,në rajonin e Dnipropetrovskut, një grua 85-vjeçe, humbi jetën dhe dy persona u plagosën, Në rajonin jugor të Khersonit, bombardimet vranë një grua 56-vjeçe dhe një burrë 51-vjeç, ndërsa 14 të tjerë u plagosën, njoftoi administrata ushtarake rajonale.

Ukraina po e mbron veten nga pushtimi rus prej më shumë se tre vjet e gjysmë. /Ad.Ab,/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›